Lajme
16.6.2022 01:53
Zëvendëskryetari i qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, priti kryetarin e Republikës së Kroacisë z. Zoran Millanoviq, i cili sapo ateroi në aeroportin e Ohrit “Shën Apostoll Pavle”.
Zëvendëskryeministri Mariçiq i dëshiroi mirëseardhje mikut ton të madh, kryetarit të Republikës së Kroacisë z. Zoran Milanoviq dhe shprehu kënaqësi të madhe për vizitën dhe pjesëmarrjen e tij në Prespa forumin për dialog, në të cilin padyshim që do të japë kontribut të çmuar në diskutimet dyditore për çështjet aktuale të sigurisë, çështjet politike dhe ekonomike me të cilat ballafaqohen Evropa dhe Ballkani Perëndimor.
Forumin do ta hap kryetari Stevo Pendarovski, kurse në sesionin e parë në nivel të lartë sipas njoftimeve folës do të jenë edhe kryetari i Sllovenisë Borut Pahor, ai i Kroacisë Zoran Milanoviq, Kryetarja e Kosovës Vjosa Osmani – Kadriu dhe kryetari i Malit të Zi Millo Gjukanoviq.