Lajme
18.5.2022 10:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, në aeroportin e Shkupit priti Kryeministren serbe Ana Brnabiq, e cila sot për vizitë do të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Zëvendëskryeministri Mariçiq i dëshiroi mirëseardhje dhe shprehu kënaqësi të madhe nga vizita e saj, duke potencuar se vizita e Kryeministres Brnabiq, në kohë të sfidave me të cilat ballafaqohet Evropa dhe rajoni, do ta shfrytëzojnë të bisedojnë në tema lidhur me progresin e euro-integrimeve të dy vendeve mike, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe rreth përgatitjeve dhe aktiviteteve të Samitit “Ballkan i Hapur”.
Brnabiq fillimisht do të mbajë takim me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski, në të cilën i pranishëm do të jetë edhe Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Brnabiq së bashku me Kovaçevskin do të marrin pjesë dhe do ti kenë fjalët e tyre në Samitin të organizuar nga “Makedonija 2025”