Lajme
17.5.2022 03:08
Me 11 maj 2022 përfaqësuesit e Sekretariatit për Çështje Evropiane kryesuar nga Dragan Tilev, Këshilltar shtetëror dhe pjesë e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të Qeverisë për Çështje Evropiane mbajtën takim pune me përfaqësuesit e agjencisë Suedeze për ndihmë ndërkombëtare (SIDA), të kryesuar nga Mikel Aterhog, Shef i njësisë për bashkëpunim zhvillimor. Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Zyrës së shërbimit të KB-së (UNOPS), të kryesuar nga Marko Vujiçiq, menaxher programues i UNOPS.
Gjatë takimit u diskutua për mbështetjen e Mbretërisë suedeze për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për rëndësinë e kontributit të ndihmës bilaterale për menaxhim me reformat që vinë nga Suedia.
Në këtë kontekst Tilev theksoi se Suedia gjithmonë ka qenë mbështetës i madh i aderimit të vendit në Union dhe një nga partnerët kryesor në vend dhe vend anëtar i vetëm i BE-së që siguron ndihmë bilaterale e cila fokusohet në aspekt të gjerë në sfera që përfshinë edhe çështje të karakterit horizontal siç janë lufta kundër korrupsionit, mbrojtja e mjedisit jetësor, barazia gjinore dhe të drejtat e kategorive relevante.
“Vendi gjatë kohë është në këtë proces dhe tani më dy dekada zbaton Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim dhe si rezultat i kësaj kemi nivel të kënaqur të harmonizimit të legjislaturës nacionale me të drejtën e BE-së. Dimë që na pret edhe shumë punë për ti harmonizuar të gjitha rregullat dhe standardet e BE-së. Fokusi ynë do të jetë në zbatimin e reformave dhe ndërtimin e kapaciteteve administrative që në mënyrë efikase ti zbatojmë ligjet. Gjithsesi, fillimi i negociatave aderuese në mënyrë shtese do të sigurojë shtytje dhe dinamikë të përshpejtuar në zbatimin e reformave”, theksoi Tilev.
Mikel Aterhog konfirmoi mbështetjen parimore të Suedisë për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se kjo çështje ende më shumë merr kuptim me agresionin Rus ndaj Ukrainës. “Karahas të gjitha sfidave lidhur me krizën ekonomike dhe energjetike të cilat reflektohen edhe në ekonominë suedeze, fokusi ynë më i madh dhe prioriteti kryesor i ndihmës ndërkombëtare suedeze edhe në periudhën e ardhshme mbetet në rajon, sepse zbatimi i reformave para se gjithash kontribuon në zhvillimin e vendit”, potencoi Aterhog.
Të dy palët shkëmbyen mendime edhe për mbështetjen e ardhshme e cila zbatohet në kuadër të projektit “Mbështetje për progresin e Maqedonisë së Veriut” i cili ko-financohet nga Suedia dhe Norvegjia, ndërkaq zbatohet nga Zyra e UNOPS në Shkup në koordinim me SÇE. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga rezultatet e arritura dhe u dakorduan se ky mekanizëm i bashkëpunimit është shume fleksibël, me çka mundësohet kahësimi i shpejtë i ndihmës në përputhje me prioritetet dhe nevojat e procesit.