Lajme
16.5.2022 05:40
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe IPA koordinuesi Nacional, Bojan Mariçiq, sot mori pjesë në Forumin vjetor të shtatë të Strategjisë makro- rajonale të BE-së për rajonin Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR), e cila mbahet në Tiranë, Shqipëri.
Në takimin ministror të përbashkët, ministrat të ngarkuar për fondet e BE-së, anëtarët e EUSAIR dhe ministrat përgjegjës për BE-në, në të cilën mori pjesë Mariçiq, u shkëmbyen praktikat e mira, u shpërnda vizioni politik dhe kahja e zbatimit të EUSAIR, si dhe prioritetet për realizimin e periudhës së ardhshme.
-Instrumentet si EUSAIR është vlerë e shtuar në procesin e zgjerimit ku vendet – aderuese në BE paraqiten në bazë të barabartë me vendet – anëtare të BE-së dhe vendosin bashkëpunim pozitiv mes tyre dhe i paraqesin praktikat dhe përvojat e mira në rajonin e Ballkanit Perëndimor, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Mariçiq duke e potencuar rëndësinë e kësaj strategjie për bashkëpunim dhe sinergji mes vendeve të rajonit Adriatiko-jonian, duke e theksuar nevojën e bashkëpunimit më të afërt mes vendeve evropiane, për përforcimin e marrëdhënieve të BE-së dhe vendeve të saja anëtare me vendet e Ballkanit Perëndimor dh ajo që është më e rëndësishme, përshpejtimin e procesit të aderimit në BE të rajonit.
-Një Ballkan Perëndimor i fuqishëm dhe rezistues në vetvete çon drejt një makro-rajon Adriatiko –Joniane më të fortë dhe më rezistues që e bën Bashkimin Evropian më të fuqishme dhe më rezistues, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri dhe IPA koordinuesi Nacional mori pjesë edhe në panelin diskutimin përkushtuar integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe Agjendës së gjelbër.
Lidhur me agjendën e gjelbër e cila buron nga Marrëveshja e gjelbër evropiane, zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se Qeveria u kujdes për reformat kyçe që dalin apo ndërlidhen mes veti me agjendën e Gjelbër të integrohen në dokumente kyçe të planifikimit, si ata që lidhen me ndihmën nga BE, respektivisht dokumenti Strategjik i IPA III, si dhe në strategjitë relevante nacionale për periudhën e ardhshme.
-Zbatimi real i agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor është e mundur përmes zbatimit të aktiviteteve konkrete dhe iniciativave në nivel nacional dhe lokal përmes reformave të cilët kërkojnë mjete të mëdha financiare – nga buxhetet nacionale, si dhe mbështetjen që jep BE përmes IPA-s dhe instrumenteve tjera financiare që disponon mbetet të jetë burim më i sigurt i financimit, theksoi Mariçiq.
Ai potencoi se plani Ekonomik dhe investues i BE-së parasheh vlerë të rëndësishëm për projekte të vendeve të Ballkanit Perëndimor për tranzicionit drejt energjisë së gjelbër, aksionit klimatik dhe sektorëve tjerë, si dhe pakoja e re e IPA III për periudhën programuese për vitin 2021 – 2027 ndan rreth 100 milion euro për vendin tonë, të plotësuara me burime tjera në dispozicion përmes instrumenteve rajonale dhe të përmbushura me investime tjera publike dhe private.
-Duke i pasur parasysh rrethanat në Evropë dhe lufta e kontinentit, medoemos ta kemi parasysh ndikimin e rishpërndarjes së mjeteve të BE-së për Ballkanin Perëndimor për ndihmë në Ukrainë, që me siguri do ta zvogëlojë mbështetjen financiare për agjendën investuese. Kjo nga ne kërkon që të rigrupohemi dhe ti arrijmë prioritetet që ti adaptohemi gjendje më të re financiare në nivel të BE-së, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në takim u miratua Deklarata në të cilën njëra prej anekseve konfirmojnë se zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor paraqet investim gjeostrategjik në një Evropë të qëndrueshme, të fuqishme dhe të bashkuar dhe i njeh përpjekjet e deritanishme të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së në bazë të procesit të aderimit në bazë të meritave dhe kushtëzimit, me kërkesë për inkurajim të vendeve anëtare të BE-së ta përshpejtojnë rrugën drejt BE-së për vendet e Ballkanit perëndimor, në veçanti me vendosjen e datës për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë kohës së kryesimit francez, si dhe dhenien e statusit kandidat për Bosnje dhe Hercegovinën sa më shpejt.
Maqedonia e Veriut u bë pjesë e Strategjisë për rajonin Adriatiko – Joniane në vitin 2020, dhe në mënyrë aktive merr pjesë në bashkëpunimin rajonal.