Lajme
16.5.2022 01:40
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, në margjinat e Forumit të vjetor 7-të të Strategjisë së BE-së për rajonin Adriatik – Jon, mbajti takim bilateral me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Benedeto Dela Vedova, ku u theksuan se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për ti filluar negociatat me BE-në, sepse se ne i kemi përmbushur kushtet dhe obligimet.
-Bashkimi i rajonit në familjen evropiane do ta forcojë stabilitetin dhe do ta kthej besueshmërinë e Unionit mes qytetarëve dhe do të mundësojë forcimin e rolit të tij si lider global, me çka do të konfirmohet suksesi i projektit evropian – Bashkimi Evropian, tha në takim Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Nga ana e Benedeto Dela Vedova u konfirmua mbështetja e fuqishme për realizimin e perspektivës tonë evropiane për çka shprehu besim se fillimi i negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian do të bëhet së shpejti.
Në mënyrë shteë në takim bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga ekzistimi i mundësisë për intensifikimit të bashkëpunimit për zhvillim të projekteve strategjike ne kuadër të strategjisë Adriatiko-Joniane dhe programeve që mundësojnë lidhje më të mirë të rajonit dhe tranzicionit tonë të shpejtë drejt ekonomisë inovative dhe të gjelbër, kurse me këtë do të kontribuojnë për integrimin e Maqesonisë së Veriut në BE.