Lajme
15.5.2022 03:15
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në serinë e IPA projekteve dhe shfrytëzimin e mjeteve evropiane, në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se BE jep mbështetje financiare për menaxhimin me mbeturinat organike, sepse është çështje e rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe është një nga sferat më komplekse lidhur me harmonizimin e rregulloreve të Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeministri Mariçiq iu referua edhe projektit “Simbiozis” që hapi faqe të re në menaxhimin me mbetje organike në komunën e Manastirit, për të cilën mbetjet sot janë resurs, sepse ky projekt, mbështetur nga IPA programet evropiane, mundësoi të fillojë me mbledhjen selektive të mbetjeve organike që nuk do ta “hedh” por do ta përpunojë dhe prej saj do të përfitojë plehra të cilën do ta shfrytëzojë si pleh për fidanishte edhe në zonat e gjelbra publike.
-Duke e ndjekur konceptin e Simbiozës industriale, Simbiozis (2018 – 2020), nuk është vetëm përfitim në mbrojtjen e mjedisit jetësor, por edhe jep përfitime konkrete sociale për bashkësitë lokale përmes shfrytëzimit të mirë të bio resurseve të industrisë ushqimore në favor të aktiviteteve shoqërore dhe krijimin e vendeve të reja, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes sektorëve dhe bizneseve në sferën ndërkufitare, me këtë të përmirësohen ekonomitë lokale dhe të nxiten sipërmarrjet, shkruan Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në vazhdim të tekstit, zëvendëskryeministri dhe koordinuesi Nacional i IPA-s thotë se Unioni na mbështet të arrijmë qëllimet tona ekologjike dhe gradualit ti risin në nivel me standardet e BE-së, me buxhet total të IPA programeve për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë 2014-2020 nga 45.470.066 euro, BE dhe financim nacional, kurse gati se gjysma, 22.735.032 euro janë shfrytëzuar në projekte nga aksi i dytë prioritare – Mbrojtja e mjedisit jetësor – transport.
-Angazhimi ynë, kur bëhet fjalë për aritje të qëllimeve të Marrëveshjes së gjelbër Evropiane, shtë i rëndësishëm për procesin e integrimit evropian dhe do të kontribuojë për shfrytëzim më efikas të resurseve. Qëllimi ynë është tranzicionit drejt ekonomisë së pastër rrethore dhe masa për ndalimin e ndryshimeve klimatike, njëkohësisht rinovimi i biodiversitetit dhe zvogëlimit të ndotjes së ajrit, do ta mbështesin ekonominë dhe do të hapin vende të reja, qëndron në Fejsbuk statusin e Zëvendëskryeministrit Mariçiq.