Lajme
12.5.2022 05:43
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në “Marrjen” e sotme të Qeverisë nga të rinjtë, që paraqet aktivitet përfundimtar nga konferenca rajonale rinore #ThinkForward: ZOUth Action NOW!, organizuar nga Delegacioni i BE-së dhe EuropeHouse, ju propozou të jenë të qartë në qëllimet e tyre, të zëshëm dhe pozitiv në krijimin e vlerave.
-Komponentin rinor medoemos ta mbajmë në bashkëpunim rajonal, por edhe në të gjithë procesin e integrimit të BE-së, puna me të rinjtë është pjesë e vlerave të BE-së, për këtë arsye është e rëndësishme të mbahet gjallë aktivizimi rinor si dhe shkëmbimi i të rinjve, sepse ata janë element kyçe e së ardhmes evropiane të shtetit, tha Mariçiq para të rinjve nga rajoni.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Mariçiq foli edhe për perspektivat e të rinjve në procesin euro-integrues dhe mundësitë që i kanë në dispozicion për të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar rëndësinë e përfitimit të përvojave personale, si dhe mjet dhe përfitim për të ardhmen, si dhe theksoi rëndësinë e aktivizimit rinor, duke i inkurajuar të rinjtë të mbetet aktiv në shoqëri.
-Këshilla ime deri tek të rinjtë është që të mbeten aktiv në shoqëri sepse pjesë e madhe e krijuesve politik të sotëm, para 15-20 viteve kanë qenë aktivist të rij në shoqëri. Kur në vete do ta përforconi idenë dhe nevojën të jeni pjesë e shoqërisë, ajo anjëherë nuk do të përfundojë, theksoi Zëvendëskryeministri.