Lajme
11.5.2022 01:13
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot mbajti takim me Grupin sektorial të punës për energjetike duke potencuar përkushtimin e Qeverisë për ta mbështetur implementimin e Strategjisë për zhvillim të energjetikës në Maqedoninë e Veriut deri ne vitin 2040 në përputhje me rekomandimet e BE-së të potencuara përmes procesit për Stabilizim dhe Asociim dhe Raportit vjetor për progres të Komisionit Evropian për Kapitullin 15 – energjetikë.
-Medoemos të mbetemi të fokusuar në këtë çështje si dhe nevojës për tranzicionit energjetik, e cila nga ana tjetër është pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së gjelbër, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër nëse duam siguri energjetike, në një rajon prosperues dhe të pastër ekologjikisht, tha Mariçiq në takim.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se Ligji i ri për energjetikë është plotësisht i harmonizuar me Direktivat për burimet të rinovuar të energjisë, kurse Maqedonia e Veriut është në rrugë ti përmbush qëllimet e domosdoshme për efikasitetin energjetik, duke shtuar se Maqedonia e Veriut është e vendosur, në përputhje me agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, të vazhdojë me tranzicionin e zhvillimit të qëndrueshëm të energjisë së pastër.
Zëvendëskryeministri dhe koordinuesi Nacional i IPA-s në takim prezantoi edhe qasjen e re horizontale për të gjitha Grupet sektoriale të punës, si mekanizëm më kryesor për koordinim më transparent dhe gjithëpërfshirës të politikës sektoriale dhe planifikim të ndihmës së donatorëve, duke e përfshirë IPA-n
Qasja e re tërheq dialog politik për prioritetet strategjike sektoriale dhe sigurimin e ndihmës së donatorëve për implementimin e prioriteteve nacionale, theksoi Mariçiq, duke shpjeguar se koordinimi i donatorëve dhe racionalizimi i mbështetjes së donatorëve është i rëndësisë së veçantë, duke pasur parasysh se procesi i integrimit në BE është proces i shtrenjtë, ndërkaq janë të planifikuar numër i madh i reformave lidhur me integrimin në BE në programin Nacional për harmonizimin e së drejtës së BE-së (NPAA 2021-2025).
Mariçiq njoftoi se është planifikuar që në fazën e ardhshme të sigurohen mjete për implementimin e prioriteteve strategjike dhe sektoriale, financimin i të cilëve duhet të sigurohet pavarësisht nga burimi – qoftë ai të jetë nga buxheti nacional dhe ndihma e donatorëve, me qëllim që pa pengesa të zbatohen reformat e planifikuara në vend.