Lajme
17.2.2022 01:42
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot në seancën e 31-të të Komisionit për Çështje Evropiane, me një pikë të vetme të rendit ditor Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, para deputetëve dhe trupit diplomatik në vend, potencoi se vlerësimi për gatishmëri të përgjithshme të vendit për vitin 2021 është 3.11, respektivisht “nivel i mirë i gatishmërisë”.
-Gatishmëria sipas klasterëve, padyshim tregon se Maqedonia e Veriut ka gatishmëri më të lartë në rajon, me vlerësim të mesëm nga 3,02, në sferat dhe kapitujt e Klasterit të parë Themelet, madje edhe në raport me vendet të cilët tani më negociojnë për anëtarësim, Serbia me vlerësim të mesëm 2,68 dhe Mali i Zi me vlerësim të mesëm 2,83, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Raporti i komisionit jep pasqyrë objektive gjendjes dhe progresit në reformat dhe i identifikon fushat ku duhet të rriten përpjekjet dhe të jepen më shumë rezultate. Sipas analizës së Sekretariatit për Çështje Evropiane e cila bëhet në bazë të Metodologjisë së standardizuar dhe sipas saj vendi ka gjithashtu nivel solid të gatishmërisë në Klasterin 3 Konkurrencë dhe rritja
gjithëpërfshirëse është i nivelit të njëjtë me Malin e Zi. Konstatim të njëjtë për nivelin e gatishmërisë vlen edhe për Klasterin 4 Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhjen e qëndrueshme, ku renditemi njësoj me Serbinë, e cila tani më hapi këtë klaster.
Sipas rezultateve që i kemi, i pritur ishte edhe konstatimi i Komisionit në tetor të vitit të kaluar kur u publikua Raporti se “Vendi vazhdon ti plotësojë kushtet për hapjen e negociatave aderuese, ndërkaq autoritetet publikisht demonstrojnë përkushtimin e tyre të fuqishëm për progresin e vendit në rrugën e saj drejt BE-së, theksoi Mariçiq.
Në fund Zëvendëskryeministri Mariçiq potencoi se jemi plotësisht të vetëdijshëm se krahas rezultateve të realizuara vendi ka ende shumë punë për të bërë. Prandaj ai konsideron se procesi i integrimit evropian është çështje rreth të cilit duhet të kemi qasje të unifikuar që në mënyrë më efikase të zbatohen reformat.
-Ritmi i reformave më shumë varet nga përkushtimi ynë, qasje e sinqertë dhe konsensus i gjerë në shoqëri, por edhe në këtë Kuvende, që është i domosdoshëm që të përparojmë me ritmin e dëshiruar. Gjithsesi se fillimi formal i negociatave aderuese do ta sigurojë shtytjen e nevojshme për zbatimin e reformave më të thella me dinamikë të përshpejtuar, jo vetëm në harmonizimin e së drejtës së BE-së, por zbatim thelbësor të ligjeve të miratuara, përfundoi Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Mariçiq.