Lajme
06.4.2022 01:08
Sot Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe Koordinuesi Nacional i IPA-s, Bojan Mariçiq, hapi mbledhjen e pestë të grupit Sektorial të punës për sektorin e drejtësisë, në të vilën potencoi rëndësinë e këtij sektori në veçanti nga aspekti i integrimit evropian.
-Sundimi i së drejtës paraqet thelbin e aderimit të vendit tonë në BE, ndërkaq reformat kanë rol kyçe në këtë proces. Vendi bën përpjekje dhe resurse të dukshme për sundimi e së drejtës, ndërtimin e gjyqësorit funksional, lufta kundër krimit të organizuar, dhe atë me një qëllim – të sigurojë zhvillim ekonomik dhe të mundësojë demokraci në praktikë, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Sipas tij nevojitet që në mënyrë të përshtatshme të koordinohet ndihma donatorëve me qëllim që të jetë komplementare respektivisht të shpërndahet në mënyrë racionale, ti mbulojë reformat për integrimin evropian të planifikuar në programin Nacional për miratimin e së drejtës së BE-së, si një dokument gjithëpërfshirës strategjik dhe programor për udhëheqje të procesit të integrimit evropian, si dhe planit Nacional për zhvillim i cili është në vazhdim dhe Programi për reforma ekonomike, me të cilat praktikisht rrumbullakohet planifikimi i përcaktimi i prioriteteve në nivel strategjik.
Mariçiq theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së organizatave civile në mbledhjet e grupeve punuese sektoriale me qëllim që të sigurojnë informatat e tyre për mënyrat se si zbatimi i prioriteteve është realizueshëm , në mënyrë efektive, si dhe përkushtimi i tyre për zbatimin e disa nga prioritetet në teren.
-Besoj që në fazën e ardhme do të sigurohet financim i projekteve mirë të përcaktuara të marrëveshjeve prioritare – pa dallim të burimit të financimit, qoftë ai i buxhetit nacional dhe ndihmës së donatorëve, tha Mariçiq, duke informuar të pranishmit se filloi edhe procesi i programimit të IPA 2023 – 2024 që do të realizohet në nivel teknik në grupe sektoriale të punës dhe kërkoi informacion kthyese nga donatorët lidhur me prioritet e prezantuara dhe financim të radhës për implementimin e tyre.
Zëvendëskryeministri dhe NIPAK, Mariçiq theksoi se edhe projektet e reja do të mundësojnë kontribut të rëndësishëm në realizimin e proceseve të mëdha reformuese, për përforcimin dhe rritjen e efikasitetit të institucioneve të drejtësisë, për rritjen e parandalimit dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe mbrojtje të përforcuar të të drejtave të njeriut, me qëllim të sigurimit të sigurisë së drejtësisë së qytetarëve dhe gjithsesi të besimit në sistemin e drejtësisë.