Sekretar Shtetëror
Sekretar shtetëror
Kalinka Gaber është politikologe, e diplomuar me nderime në Universitetin Xhon Kabot (John Cabot University) në Romë, Itali në vitin 2002.
Pjesën më të madhe të jetës profesionale e kaloi në sektorin civil, ku më gjatë mbeti, fillimisht si koordinatore e projekteve, ndërkaq pas saj si drejtor ekzekutiv në Forum- Qendrën për hulumtime dhe dokumentime strategjike (2005-2011). Nga viti 2013 deri në vitin 2018 ushtoi detyrën Drejtoreshë e programimit të Progresit – Instituti për Demokraci Sociale, organizatë e cila merret me analiza të gjendjeve politike, edukim dhe trajnim, ndërtim të kapaciteteve demokratike dhe zhvillim të politikave në sferën e barazisë gjinore dhe asaj sociale.
Është anëtare e Këshillimoreve dhe Bordeve drejtuese të organizatave me renome vendase dhe ndërkombëtare, mes të cilave duke përfshirë edhe Rrjetin Gjinor të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (2018-), ekipin drejtues të Maqedonisë Transparente (2009-2013) Bordit këshillimor të German Marshal Fund (2006-2009) dhe Bertelsman Foundation Transformation Index (2008).
Në karrierën e saj, Gaber ka punuar si konsulent të projekteve të implementuara nga ana e Institutit ndërkombëtar Republikan, UNOPS dhe UNMIK.
Interesimet kryesore të Gaber në jetën profesionale dhe angazhimin e saj aktiv përfshinë çështjet lidhur me sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, pjesëmarrjen dhe përfaqësimin politik. Gjinia dhe politika, çështjet e LGBTI dhe lufta kundër diskriminimit të grupeve margjinalizuara. Gaber është autore e më shumë botimeve shkencore të publikuara në vend dhe jashtë vendit si “Crippled Liberal Democracy – Where did the EU fail in the Western Balkans and how can it regain its credibility?” (Cligendael Spectator, 2017); „Корелација помеѓу младинските приоритети и официјалните политики“ (Fondacioni për Shoqëri të Hapur Maqedoni, 2017); “Macedonia”- Synonym of cooperation not trouble-maker (Forum Analytica, 2005); Preventive Deployment, The Case of the Republic of Macedonia (JCU University Press, 2002).
Nënë krenare e një vajze të cilën e sheh si qytetare e ardhshme e Bashkimit Evropian. Flet gjuhën Maqedonase (gjuhë amtare); anglisht, italisht, serbisht/kroatisht (në mënyrë aktive); gjuhë frënge dhe gjuhë shqipe (në mënyrë pasive).