BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
Zëvendëskryeministri Ademi për vizitë pune në Republikën e Sllovenisë
20:06, Wednesday, April 20, 2016

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Dr. Arbër Ademi realizoi vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Sllovenisë. Në kuadër të vizitës së tij ai u takua me Zëvendëskryeministrin dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, z. Karl Erjavec.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit iu referuan bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve i cili u vlerësua se është në nivel posaçërisht të lartë dhe se të dy vendet kanë partneritet strategjik që karakterizohet me mbështetje të ndërsjellë për procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë. Gjithashtu u konstatua se ekzistojnë kushte për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë në sferën e marrëdhënieve ekonomike dhe marrëdhënieve tregtare.

Lidhur me gjendjen aktuale politike, bashkëbiseduesit potencuan se është shumë e rëndësishme që gjatë periudhës së ardhshme e posaçërisht gjatë ditëve në vijim, të ndërmerren të gjitha aktivitetet e domosdoshme për tejkalimin e gjendjes momentale. Bashkëbiseduesit u dakorduan se Maqedonisë i nevojiten zgjedhje demokratike dhe të besueshme, në drejtim të zgjidhjes politike dhe fokusim i veçantë në implementimin e Reformave Urgjente Prioritare, respektivisht vazhdimësi e rrugëtimit euro –atlantik.

Sa i përket krizës së migrantëve u theksua roli pozitiv dhe konstruktiv i Republikës së Maqedonisë në menaxhimin e së njëjtës dhe kontributi i saj në parandalimin e përpjekjeve për kalim ilegal të kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Rroli i Maqedonisë u vlerësua si kontribut shumë i rëndësishëm në planin e përgjithshëm të BE-së lidhur me krizën e migrantëve.

Bashkëbiseduesit iu referuan edhe marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, në veçanti në kontekstin e procesit të Berlinit, realizimin e masave të dakorduara në Vjenë dhe përgatitjet e Samitit të Parisit. U potencua se kontestet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së.

Në kuadër të vizitës së tij në Slloveni, Zëvendëskryeministri Ademi realizoi takim edhe me z-nj Darja Bavdazh Kuret, Sekretare Shtetërore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe ekipin e saj.

Share!
Lajme
OSMANI: Ndihma e Polonisë në një linjë me fazën e dytë të lehtësimit të masave
OSMANI: NDIHMË NË KOHË DHE MIRË E TARGETUAR
Osmani për vizitë në Shtabin e krizës në Strugë dhe takim me përfaqësuesit e bashkësive me të mëdha fetare të rajonit
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani mbajti pres-konferencë për shpërndarjen e ndihmës së huaj lidhur me ballafaqimin me KOVID 19
Video konferencë takim Osmani – Danielson
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.