BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Takim i Zëvendëskryeministrit Besimi me Ministrin për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme të Austrisë z. Sebastian Kurc
15:25, Friday, March 18, 2016

 Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, z. Fatmir Besimi qëndron në vizitë pune në Republikën e Austrisë. Zëvendëskryeministri realizoi takim me Ministrin për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme të Austrisë, z. Sebastian Kurc.


"Mbështetja e Austrisë është thelbësore për Republikën e Maqedonisë, e njëjta është përforcuar edhe me miratimin e Planit të Veprimit Austri-Maqedoni, gjatë vizitës Tuaj në vendin tonë, në shkurt të këtij viti" potencoi zëvendëskryeministri Besimi. Marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Austrisë karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim si dhe dialog dinamik në nivel të lartë. Të dyja palët tregojnë interes për promovim të vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, në fusha të ndryshme.
"Në takim u diskutua edhe për procesin eurointegrues të vendit. Austria është një nga shtetet mike të Maqedonisë dhe bën një angazhim për perspektivën evropiane, si për Maqedoninë, ashtu edhe për rajonin. Maqedonia duhet të avancohet në procesin aderues sepse fillimi i negociatave është instrumenti më i mirë për zgjidhjen e sfidave kyçe", theksoi Besimi.


Gjatë bisedës Zëvendëskryeministri Besimi iu referua edhe zhvillimit të situatës politike në Maqedoni dhe rikujtoi rëndësinë e përkushtimit të vendit për përmbushjen e plotë të marrëveshjes politike të qershorit të vitit të kaluar. Ai gjithashtu potencoi përpjekjet e vendit për bashkëpunim të hapur me BE-në në menaxhimin e krizës së migrantëve, përmes të cilës tregoi se është partner serioz i Unionit Evropian. Republika e Maqedonisë e mbështet qasjen e përbashkët, të koordinuar dhe gjithpërfshirëse evropiane në menaxhimin e krizës së migrantëve.


Zëvendëskryeministri Besimi dhe Ministri Kurc shprehën kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Republikës së Austrisë dhe Maqedonisë.
Gjatë vizitës, Zëvendëskryeministri Besimi mbajti ligjeratë në Akademinë Diplomatike në Vienë në temë: "Integrimi I Maqedonisë në BE: Sfida dhe si më tutje"

Share!
Lajme
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
Zëvendëskryeministri Dimitriov në Bruksel në takim me Nënkryetarin e Komisionit Evropian, Schinas ​
Takim Dimitrov-Varhei
Dimitrovi në Bruksel: Maqedonia e Veriut fuqishëm e vendosur të bëhet një demokraci e prosperuar evropiane në të cilën do të sundoj e drejta
ZKQ Dimitrov në takim me Sekretaren Gjenerale të KBR,Bregu: Që bashkëpunimi rajonal të jetë i suksesshëm, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë bartësit e vendimeve dhe të përgjegjësive"
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.