BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Besimi: Han konfirmoi - do të pritet raporti i OSBE/ODIHR dhe KSHZ-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni
19:01, Tuesday, February 16, 2016

 Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i obliguar për eurointegrime, Fatmir Besimi, pasdite në ndërtesën e Komisionit Evropian në Bruksel realizoi takim me eurokomisarin për negociata për zgjerim Johanes Han, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli.

Sipas zëvendëskryeministrit Besimi, biseda me Hanin është fokusuar në katër pika, e ato janë: organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, prioritetet urgjente reformuese që Maqedonisë ia rekomandoi Komisioni Evropian, si dhe për zbatimin e Marrëveshjes korrnizë dhe kriza e refugjatëve.
"Lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, qëllimi dhe dëshira e Eurokomisionit, është q; ato të organizohen sipas standarteve ndërkombëtare. Për këtë qëllim, sipas Hanit, do të pritet raporti për gatishmërinë q; të organizohen zgjedhjet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit shtetëror zgjedhor", potencoi Besimi për pikën e parë të bisedës me Hanin.
Sipas zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, në bisedat edhe njëherë është treguar rëndësia për Maqedoninë që ta mbajë fokusin lidhur me prioritetet urgjente reformuese të KE-së, ashtu siç qëndron edhe në progres-raportin e Komisionit, ku kusht është organizimi i zgjedhjeve të suksesshme dhe demokratike, sipas standarteve ndërkombëtare dhe progresi lidhur me prioritetet urgjente reformuese.

"Gjithë kjo do të jetë bazë në raportin e ardhshëm që do të duhet ta përgatisë Komisioni Evropian për Republikën e Maqedonisë, e në bazë të të cilës edhe do të caktohet perspektiva e mëtutjeshme me qëllim që Maqedonia të mund t"i hapë negociatat në periudhën në vijim", theksoi Besimi.

Në raport të krizës së refugjatëve, sipas zëvendëskryeministrit për eurointegrime, Han e ka përshëndetur atë që Maqedonia e bën dhe të dy kanë këmbyer informata për planet e Bashkimit Evropian në periudhën e ardhshme për ballafaqim me krizën.

"Kemi folur edhe për përkrahjen që Eurokomisioni ia jep Maqedonisë në këtë pikëpamje, siç ishte vendimi i djeshëm për 10 milionë euro shtesë për Republikën e Maqedonisë lidhur me kontrollin e kufijve dhe regjistrimit të refugjatëve. Ndërsa, në raport të marrëveshjes korrnizë, kemi biseduar për analizën cilësore dhe çka bën më tutje Republika e Maqedonisë për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike", shton Fatmir Besimi.

Sipas zëvendëskryetarit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, këto ishin temat kryesore për të cilat kanë biseduar me eurokomisarin Johanes Han. Besimi potencoi se nuk kanë pasur si pikë të veçantë të bisedës ardhje eventuale të Hanit në Maqedoni, duke marrë parasysh se çfarë do të jetë agjenda e komisarit dhe aktivitetet.

"Gjithçka do të konfirmohet gjatë javës, por për çdo rast kjo nuk ishte temë e bisedës së sotme", ishte decid Besimi. (Kumtesa është përgatitur dhe e marur nga Agjencioni i lajmeve MIA )

Share!
Lajme
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
Zëvendëskryeministri Dimitriov në Bruksel në takim me Nënkryetarin e Komisionit Evropian, Schinas ​
Takim Dimitrov-Varhei
Dimitrovi në Bruksel: Maqedonia e Veriut fuqishëm e vendosur të bëhet një demokraci e prosperuar evropiane në të cilën do të sundoj e drejta
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.