BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Britania e Madhe

Struktura institucionale dhe funksionimi

Ndihma e jashtme që vjen nga Mbretëria e Bashkuar, sigurohet nga ana e Ministrisë për Zhvillim Ndërkombëtar e njohur si DFID/MZHN (shq*) si dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Commonwealth-it, e njhohur nën akronimin FCO.

Ministria për Zhvillim Ndërkombëtar DFID/MZHN (www.dfid.gov.uk), është pjesë e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, e cila menaxhon dhe udhëheq me përkrahjen dhe ndihmën e siguruar nga ana e Britanisë së Madhe për vendet në zhvillim. Ajo punon në drejtim të zvogëlimit të varfërisë në nivel global. Ministria për Zhvillim Ndërkombëtar, posedon dy seli, prej të cilave njëra gjendet në Londër ndërsa tjetra në East Kilbright, që gjendet afër Glasgow-it në Skotlandë. Ajo, në vete ngërthen edhe 25 zyra të alokuara jashtë vendit dhe realizon aktivitete punuese në 150 shtete anë e kënd botës. Buxheti i saj është përafërsisht 4 miliardë funta. Nga viti 2004, DFID, punon dhe realizon projekte partneriteti me qeveritë e ndryshme, me shoqëritë qytetare, sektorin privat dhe shumë partnerë të tjerë. Përveç punës dhe projekteve të saja në planin bilateral që i ushtron në cilësi të donatorit për një numër të caktuar shtetesh, 43% e shumës së buxhetit dedikuar për zhvillim, realizohet nëpërmjet të institucioneve multilaterale, duke llogaritur këtu edhe Bankën Botërore, Agjensionet e Kombeve të Bashkuara dhe Komisionin Evropian.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve të Commonwealth-it e njohur nën akronimin FCO (www.fco.gov.uk), financon dhe udhëheq punën me 233 ambasada, komisione të larta, konzulate dhe misione të organizatave ndërkombëtare. Të gjitha këto subjekte dhe struktura, janë të lidhura ngushtë me seline e tyre në Londër, përmes lidhjes në formë të rrjetit global, i cili në vete punëson personel prej më shumë se 6.000 persona, gjithandej Mbretërisë së Bashkuar. Këtij numri i shtohet edhe shifra prej 10.000 të punësuarve në vend. Nga buxheti i tërsishëm prej më shumë se 1,5 miliardë funta, FCO-ja përveç tjerash, finanson edhe shërbimin botëror të radio BBC-së dhe Këshillin Britanez, ndërsa në anën tjetër paguan anëtarësinë e Mbretërisë së Bashkuar në organizatat ndërkombëtare botërore.

FCO-ja, siguron përkrahje dhe ndihmë zhvillimore, nëpërmjet të programeve i.e. fondeve që vijojnë:

1. Fondi për mundësi globale (GOF),
2. Fondi për luftën kundër drogës, kriminalitetit dhe krimit të organizuar( DCF),
3. Menaxhimit të mirëfilltë,
4. Bursave të ndryshme,
5. Fondi për sfida lidhur me diplomacinë publike, dhe
6. Fondi për pengimin dhe parandalimin e konflikteve globale.

Prezenca e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë

Ndihma dhe përkrahja e Mbretërisë së Bashkuar për Maqedoninë përfshinë shumën prej më shumë se 5 milionë funta, e cila menaxhohet dhe udhëhiqet nga ana e Ministrisë për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID) dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup. Bashkëpunimi ishte i orientuar drejtë përkrahjes së reformave lidhur me avansimin e administratës publike. Ndihma dhe përkrahja financiare në këtë segment u rrumbullaksua dhe u përmbyll nga fundi i vitit 2005, për shkak të riorientimit global të aktiviteteve të DFID-it drejtë vendeve më të varfëra të botës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Punëve të Commonwealth-it (FCO) dhe Ambasada e Britanisë në Shkup (www.britishembassy.gov.uk/macedonia), bashkëpunojnë me partnerë lokal dhe ndërkombëtarë, me qëllim të realizimit të projekteve që ndihmojnë plotësimin e objektivave të parashikuara si dhe të realizimit të strategjive me karakter primar të Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Çështjeve të Commonwealth-it (FCO ).

FCO-ja dhe Ambasada, përkrahin dhe ndihmojnë projekte në fushat që vijojnë:

Përkrahje të demokracisë dhe udhëheqjes së mirëfilltë

Sigurimin e ndihmës dhe përkrahjes teknike për institucionet shtetërore që të mund atyre t’u ndimohet në drejtim të realizimit të reformave që dalin nga procesi i integrimit në BE dhe anëtarësimin e vendit në NATO.
Shërbime konsulente lidhur me trajnime të ndryshme, strukturim dhe menaxhim me sektorë dhe njësi që kanë të bëjnë me aktivitete të ndryshme të prashikuara nga afera e integrimeve në BE.
Zhvillim të sundimit të mirëfilltë të ligjit, pjesëmarrje dhe zhvillim në praktikë të demokracisë bazuar mbi përgjegjësi të niveleve të ndryshme.
Përkrahje të aktiviteteve që kanë të bëjnë më informim të mirëfilltë të të gjithë qytetarëve.
Implementim dhe realizim të tërësishëm të ligjit të së drejtës, përkrahje dhe respektim të ligjislativit efikas, resurseve dhe teknikave, etj.

Decentralizimi – pjesëmarrja dhe përgjegjësia

Përkrahja e decentralizimit realizohet nëpërmjet të implementimit të projekteve në nivel lokal, në segmentet e ekonomisë, punësimit, sundimit të ligjit të së drejtës, shërbimeve të orientuara drejtë bashkësive dhe komuniteteve në fokus, dhe marrëdhënieve të harmonizuara ndëretnike.

Zhvillimi ekonomik

Përkrahje për administratën lokale dhe rajonale, lidhur me ndërtimin dhe strukturimin e kornizës së domosdoshme dhe funksionale ligjore, struktura dhe kualifikime për zhvillimin e planeve për zhvillim efektiv ekonomik si dhe përgatitje të planeve dhe iniciativave për zhvillim ekonomik global.

Kultura, mediumet, sporti dhe shoqëria

Promovimi i Mbretërisë së Bashkuar si model i një shoqërie të hapur dhe tolerante.

Për informata më të detajuara lidhur me pojejktet e përmbyllura si dhe ato në implementim të sipër, mundeni të drejtoheni në linkun që vijon: www.sep.gov.mk/cdad

Personat për kontakt pranë SÇE-së:

Sofce Zafirovska
Udhëheqëse e njësisë për bashkëpunim dhe ndihmë bilaterale dhe multilaterale
e-mail: sofce.zafirovska@sep.gov.mk
Tel: (02) 3200 243

Јovan Despotovski
e-mail: jovan.despotovski@sep.gov.mk
Tel: (02) 3200 138

Share!
Ndihmë tjetër e huaj
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.