BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Njësi projektuese
Ndihma teknike për mbështetjen e institucioneve për SDU (Sistemi i Decentralizuar për Udhëheqje)

Projekti “Ndihma teknike për mbështetjen e institucioneve për DIS/SDU” i financuar nga Bashkimi Evropian, filloi të implementohet në qershor të vitit 2010 dhe do të zgjasë 16 muaj. Projekti në fjalë implementohet nga ana e Lattayio e Associati (Itali) në partneritet me Fromez PA (Itali). Autoriteti kontraktues është Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup. Shfrytëzues të projektit janë: sekretariati NIPAK (koordinatorë nacional për IPA) d.m.th Sekretariati për Çështje Evropiane-përgjegjës për zbatimin teknik të projektit dhe Ministria e financave, NAO/KNA (Koordinator nacional për autorizim) së bashku me FN (Fondin nacional) dhe CFCD ( Sektori për financim qendror dhe kontraktues).

Qëllimi gjithëpërfshirës i projektit është përforcimi i kapaciteteve administrative të DIS/SDU strukturës operative kyçe të saj, të mund t’i plotësojë kushtet dhe kërkesat për përgatitjen e programeve, të bëjë identifikimin dhe implementimin e procesit planifikues dhe udhëheqës me mjetet e dedikuara nga BE-ja në kuadër të IPA rregullores.

Qëllimi i kësaj kontrate është dhënia e ndihmës NIMAK, CFCD, FN/NAO, si dhe SPO ministrive dhe implementimi efikas i përgjegjësive të dhëna në kuadër të programit IPA.
Fokusim të veçantë do të ketë në kryerjen e funksioneve praktike nga ana e personelit që kanë të bëjnë me përgatitjen e Programeve nacionale/shtetërore operative, përgatitja e dokumenteve projektuese/sosieve, udhëheqja dhe struktura financiare, kontrolli mbi aktivitetet dhe implementimi teknik i projektit IPA .

Projekti është i ndarë në tre fusha:

Fusha 1 – Mbështetje e Sekretariatit për Çështje Evropiane në cilësi të mbështetësit të NIPAK. Që projekti të mund të sigurojë shërbime këshilluese, ajo në mes tjerash duhet të bëjë përcaktimin e prioriteteve, strategjive, mjeteve për sigurimin e cilësisë dhe çështjeve tjera të rëndësishme për metodologjinë programuese.

Fusha 2 – Mbështetje e CFCD, NF dhe NAO
Ekipi i projektit do t"u ndihmojë strukturave si; CFCD, FN dhe NAO t’i implementojnë rregullat dhe procedurat e vendosura në Doracakun praktik dhe anekset e tij të ardhshme lidhur me procedurat kontraktuese për menaxhimin e ndihmës së huaj ofruar nga BE-ja si dhe për të gjitha fazat dhe aktivitetet projektuese në administratë.

Fusha 3 – Mbështetje SPO-së dhe resurseve të ministrive
Kjo fushë i kushtohet vlerësimit të resurseve të ministrive dhe SPO-ve për të identifikuar shkallën e mundëshme të gatishmërisë që të prodhojnë propozim projekte të qëndrueshme, për të arritur shfrytëzimin efektiv dhe të mirëfilltë të ndihmës së programuar nga IPA, për periudhën prej vitit 2007-2013.

Të gjitha aktivitetet lidhur me trajnimin dhe mentorimin duhet të jenë në dispozicion të personelit përgjegjës administrativ të cilët janë direkt të kyçur në programin e BE-së për bashkëpunim financiar dhe duhet të jenë të parashikuara që në mënyrë me efikase dhe në kohë, të shfrytëzojnë punën dhe kapacitetet e tyre praktike. Në implementimin e aktiviteteve projektuese, vëmendje e veçantë do t"i kushtohet sigurimit të qëndrueshmërisë dhe disiminimit të rezultateve të projektit.

Personi për kontakt:

Nevenka Stamenkovska,
Zyrtar i lartë për koordinim të programeve SPO.
Sektori për planifikim strategjik, ndërtim të politikave dhe monitorim dhe implementimin teknik të projekteve të BE.
Tel. 02/3200 134
Nevenka.stamenkovska@sep.gov.mk

Share!
Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.