BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
Takim i Zëvendëskryeministrit Besimi me Ambasadorin e ri të SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Xhes Bejli
16:40, Friday, February 20, 2015

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë, Sh.E. Xhes Bejli.

Në takim Zëvendëskryeministri Besimi uroi z. Bejli për funksionin e ri, duke i dëshiruar punë të suksesshme në realizimin e angazhimeve dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Njëherësh, ju falënderua për mbështetjen që Republika e Maqedonisë e merr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në procesin e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në takim u bisedua për procesin e integrimit evropian të Republikë së Maqedonisë, si dhe arritjet kyçe dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi në drejtim të tejkalimit të të njëjtave dhe shënimit të progresit plotësues në periudhën në vazhdim.
Zëvendëskryeministri Besimi në takim theksoi se integrimi euro-atlantik mbetet prioriteti kryesor strategjik i vendit tonë, ndërsa Qeveria edhe më tej vazhdon të realizojë aktivitetet e parapara me Planin e veprimit të prioriteteve të përzgjedhura.

Ambasadori Bejli theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës sinqerisht do të vazhdojnë të mbështesin të gjitha proceset e rëndësishme demokratike, si dhe aderimin sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Dy bashkëbiseduesit nënvizuan se marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve edhe më tej do të vazhdojnë me të njëjtën tempo dhe dinamikë, dhe me qasje dhe mbështetje të përbashkët do të kontribuohet në përmirësimin e gjendjeve dhe në realizimin e reformave në çdo fushë shoqërore.

Share!
Lajme
Osmani në shënimin e 21 vjetorit të çlirimit të Republikë së Kosovës
Donacioni nga Republika e Estonisë si mbështetje për ballafaqim me pandeminë të shkaktuar nga COVID-19 arriti në vend.
Negociuesi Kryesor me BE-në, Osmani kërkoi konsensus shtetëror për negociata
OSMANI: COVID KOORDINUES NË FABRIKA DHE INSTITUCIONE PËR ZBATIM TË REKOMANDIMEVE DHE KOMUNIKIM TË LEHTËSUAR
Respiratorët e donuar nga Mbretëria e Norvegjisë arritën në vend
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.