BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
Osmani për vizitë në Shtabin e krizës në Strugë dhe takim me përfaqësuesit e bashkësive me të mëdha fetare të rajonit
15:26, Sunday, May 10, 2020
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, si Koordinues kryesor i shtabeve të krizave të njësive për vetëqeverisje lokale për mbrojtje nga COVID19, realizoi vizitë në Shtabin e krizës në Strugë, ku së bashku me Kryetarin e Komunës Ramiz Merko, realizuan takim edhe me përfaqësuesit e bashkësive më të mëdha fetare, ku ju referuan zhvillimeve të fundit lidhur me mbrojtjen nga COVID-19.

„Ngjarjet e para një jave këtu në Strugë, treguan mangësi në ballafaqimin me epideminë që në mënyrë të drejtpërdrejtë e rrezikojnë strategjinë e vendit në ballafaqimin me krizën e pandemisë. Nuk është e jona që këtu dhe menjëherë të vlerësojmë përgjegjësinë, ne këtu, edhe si përfaqësues fetar, edhe si përfaqësues politik, por, para së gjithash si njerëz human, kemi për detyrë që të gjejmë mënyrë se si do të kujdesemi për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë, njëherit duke u mundësuar, aq sa është e mundur dhe e realizueshme, t'i praktikojnë obligimet fetare dhe zakonet tradicionale në një normalitet të ri", theksoi Osmani pas mbledhjes, duke shprehur kënaqësi nga takimi i mbajtur me bashkësitë fetare, të cilat treguan, siç thotë Osmani, edhe vullnet e edhe interes për aplikimin e masave për siguri gjatë mbajtjes së mbledhjeve fetare të cilat së bashku do t'i konfirmojnë me Qeverinë.
„Është mirë që këtë ngjarje sot po e mbajmë këtu në Strugë, sepse, pa marr parasysh ngjarjen para disa ditësh, Struga është qytet, i cili e simbolizon bashkëjetesën dhe është vërtetë bukur që prej këtu të dërgojmë mesazhin se së bashku do ti harmonizojmë masat, dhe se ato janë njësoj të rëndësishme për ty dy bashkësitë fetare, ashtu siç janë edhe të gjithë besimtarët njësoj të kërcënuar dhe në rrezik nga virusi korona"- theksoi Osmani, me ç'rast potencoi se vendi medoemos duhet të tregojë se ka kut të njëjtë për të gjithë, sepse vetëm ashtu do të mund të llogarit në mbështetjen e qytetarëve në luftën kundër  pandemisë.
Zëvendëskryeministri Osmani nënvizoi se në bashkëpunim me bashkësitë fetare dhe shërbimet profesionale të Qeverisë, punohet në një pako masash për objektet fetare, të cilat para së gjithash nënkuptojnë mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, mbajtjen e distancës së duhur, mbajtjen e rendit dhe disiplinës dhe aktivitete të tjera, të cilat do të sigurojnë së pari siguri për shëndetin e besimtarëve, por në mënyrë përkatëse do të përshtaten edhe me strategjinë e vendit për mbrojtje kolektive të shëndetit dhe luftën kundër epidemisë.​
Share!
Lajme
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.