BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani mbajti pres-konferencë për shpërndarjen e ndihmës së huaj lidhur me ballafaqimin me KOVID 19
16:42, Wednesday, May 06, 2020
Zëvendës kryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp bëri një prerje të shpërndarjes së deritanishme të ndihmës së huaj të dedikuar për vendin tonë për ballafaqim më  të me lehtë me COVID-19. 

"Me kënaqësi të veçantë dua t'ju informoj se nga ana e Norvegjisë është konfirmuar arritja e 20 respiratorëve të premtuar më 15 maj, që është një lajm i shkëlqyeshëm, sepse krizën më së shumti e vështirësoi sigurimi i këtyre pajisjeve, të cilat në mënyrë të konsiderueshme kontribuojnë në krijimin e kapacitetit të plotë të sistemit shëndetësor në ballafaqimin me COVID-19, 10 pajisje respiratore përmes UNDP-së veç më kanë arritur, ndërkaq përmes linjës së njëjtë priten edhe dhjetë makina të këtilla deri ka mesi i këtij muaji dhe edhe 30 të tjera deri në fund të këtij muaji. Nëse kësaj i shtohen edhe 20 respirator të cilët priten nga BE-ja, numri i gjithsejtë i respitarorëve plotësues arrin 90. E gjithë kjo do të kontribuojë në përforcimin e potencialit dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor dhe jo vetëm për sfidën e tanishme të COVID-19, por edhe më tutje për nevojat e përgjithshme", shtoi Osmani.

 Osmani shprehi mirënjohje deri tek të gjithë donatorët për ndihmën dhe mbështetje e tyre në këtë kohë veçanërisht të vështirë për të gjithë. Osmani mes tjerash përmendi ndihmën e SHBA-së në shumë prej 1.1 milion dollarë, ndihmën e Norvegjisë në shumë prej 700 mijë euro, ndihmën e Çekisë prej 1 milion maskash, ndihmën e Sllovenisë në shumën prej 110 mijë euro, ndihmën e Gjermanisë në shumën prej 40 mijë euro, ndihmën e Hungarisë prej 100 mijë maskave mbrojtëse dhe 5 mijë rrobave mbrojtëse, ndihmën e Kinës e cila siguroi mbi 5 mijë teste COVID-19, të cilat arritën së bashku me një numër të madh të pajisjeve mbrojtëse –  prej më shumë se 10 mijë rroba mbrojtëse, 10 mijë palë dorëza, 10 mijë syza, mbi 20 mijë maska, ndihmën e Turqisë e cila dhuroi mbi 50 mijë maska mbrojtëse, 1 mijë rroba mbrojtëse, por edhe 1 mijë teste; si dhe ndihmën e cila arriti nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara, siç janë UNICEF, UNDP, UNOPS, të cilat jo vetëm që siguruan mbështetje përmes donacioneve, por janë vendosur tërësisht në dispozicion të donatorëve më të mëdhenj, për implementim të donacioneve të tyre.​
Share!
Lajme
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.