BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: AUSTRIA, SI FQINJ I AFËRT, ËSHTË LOBUESI MË I MADH PËR INTEGRIMIN E BALLKANIT PERËNDIMOR NË BE
12:32, Friday, February 28, 2020

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili sot për vizitë pune qëndron në Republikën e Austrisë, mbajti takim me Ministren për Evropë, Karoline Edstadler.

Ballkani Perëndimor ndodhet në zemrën e Evropës, i rrethuar me vendet- anëtare të BE-së. Një vrojtim i thjeshtë i hartës, tregon se nuk bëhet fjalë për zgjerim, por për rrumbullakim, finalizim të një procesi të bashkimit të kontinentit. Një Ballkan stabil, i sigurt dhe prosperues është garancë e fuqishme e një Evrope stabile, të sigurt dhe prosperuese theksoi Osmani, duke shprehur mirënjohje ndaj Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme që ia siguron Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe gjithë rajonit.

Metodologjia e re e negociatave parasheh monitorim të përforcuar dhe mundësi për reverzibilitet, që do ta përforcojë parimin meritor gjatë negociatave, gjë që neve, si një student solid, që i përmbush obligimet reformuese, na konvenon. Kjo do të thotë integrime të përforcuara evropiane që sjellin benefite për vendet të cilat janë në progres, dhe për qytetarët e tyre, që nga vetë procesi i negociatave theksoi Osmani.

Në takim Osmani referoi edhe për aktualitetet e fundit në vend, siç janë gatishmëria e vendit për implementimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe kompetitive, si dhe për suksesin e sjelljes së Ligjeve të duhura reformuese, mes të cilave edhe të Ligjit për PP.

 

Si vend jo vetëm që përmbushëm pjesën tonë të obligimit, por edhe më shumë, me çka në vepër e demonstruam përcaktimin tonë autentik reformues dhe mbështetjen e fuqishme të agjendës evropiane të vendit, potencoi Osmani, duke i përcjellë qartë pritjet e vendit, për progres të vërtetë në integrimet evropiane në Samitet pranverore të BE-së, përmes vendimit për fillim të negociatave. 

Më parë Osmani kishte takim, në Dhomën e Poshtme të Kuvendit, me Deputetët - përfaqësues të Komisionit për Çështje Evropiane, të kryesuar nga Kryesuesi Reinhold Lopatka, ndërsa në agjendën e tij janë paraparë takime edhe me Barbara Kaudel Jensen, Këshilltare për Politikë të Jashtme tek Kryeministrit Sebastian Kurz, si dhe me Peter Launsky-Tieffenthal, Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë për Punë të Jashtme të Austrisë.

Share!
Lajme
ZKQ Dimitrov në takim me Sekretaren Gjenerale të KBR,Bregu: Që bashkëpunimi rajonal të jetë i suksesshëm, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë bartësit e vendimeve dhe të përgjegjësive"
ZKQ Dimitrov: "Metodologjia e re për aderim mundëson një proces negociues më dinamik dhe thelbësor. Qëllimi ynë është që atë ta shfrytëzojmë plotësisht"
Zëvendës kryeministri i Qeverisë Dimitrov: "Në këtë kohë kyce në procesin e integrimit në BE, është e rëndësisë së jashtëzakonshme mbështetja nga partnerët tanë bilateral"
Dimitrov: Nga Greqia presim mbështetje dhe ndihmë në rrugën evropiane
ZKQ Dimitrov në takim me udhëheqësin e Odës Ekonomike të Maqedonisë "Vendosja e bashkëpunimit me Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe komunitetin e biznesit është një nga shtyllat mbi të cilat do të mbështetet suksesi i negociatave."
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.