BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Osmani dhe Dimitrov në Paris në takim me Monshalen
14:02, Thursday, February 13, 2020

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ministri për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov në kuadër të vizitës së sotme në Republikën Franceze mbajtën takim me Ameli de Monshalen, Ministre për Evropë dhe përfaqësuese e Republikës Franceze në Bashkimin Evropian.

Në fokus të bisedës ishin integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kontekst të publikimit të mëparshëm të dokumentit të Komisionit Evropian për përforcimin e procesit aderues.

Vërtet paraqet inkurajim pritja e përzemërt dhe miqësore në Paris, që pa dyshim flet për marrëdhëniet miqësore të cilat i kemi me Republikën Franceze dhe mbështetjen e saj të sinqertë ndaj progresit tonë drejtë BE-së. Mesazhet janë të qarta: Metodologjia e re paraqet bazë të mirë për vendet të cilët sinqerisht janë të gatshëm për progresin reformues, që është lajm i mirë për qytetarët të cilët presin rezultate, ndërkaq sfidë e madhe për politikanët të cilët medoemos në mënyrë më të dukshme dhe transparente duhet që të realizojnë; ndërmarrim obligim shtesë të japim rezultate si bazë për raport  përmbajtësor dhe cilësor të Komisionit Evropian në shkurt, duke konfirmuar edhe angazhimin përmes meritave ta realizojmë progresin tonë në integrime evropiane- theksoi Osmani.

MPJ Dimitrov nënvizoi nevojën për përfundimin e e punëve brenda në vend në kuptim të marrjes së Ligjit për PP. Në këtë mënyrë do të tejkalohet çdo lloj justifikimi dhe të gatshëm do ti presim diskutimet e Këshillit. Jemi të bindur që mund të gjendet zgjidhje duke u bazuar në metodologjinë e re të KE-së. Ajë siguron avancim të përforcuar politik dhe përfshirjen e vendeve anëtare në proces. Do të vazhdojmë me vendosmëri në rrugën reformuese dhe jemi shumë afër qëllimit!

Në kuadër të vizitës ZKQRMV Osmani dhe MPJ Dimitrov, realizuan takim me Kleman Bon, Këshilltar diplomatik për Evropë i Kryetarit Emanuel Makron, dhe me deputeten Mariel de Sarnez, e cila gjithashtu është edhe Kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin Nacional, po ashtu është planifikuar të takohen edhe me Sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Evropiane në Qeverinë e Francës, Sandrin Goden.

Vizita e sotme në Republikën Franceze i ZKQRMV Osmani dhe MPJ Dimitrov zhvillohet në një periudhë të intensifikuar të aktivitetit diplomatik dhe shtetëror, lidhur me realizimin e qëllimit strategjik për marrjen e vendimit për fillimin e negociatave aderuese.   

 


Share!
Lajme
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
Zëvendëskryeministri Dimitriov në Bruksel në takim me Nënkryetarin e Komisionit Evropian, Schinas ​
Takim Dimitrov-Varhei
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.