BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Osmani: Edhe me metodologjinë e re hymë si favorit në procesin e integrimeve evropiane
13:09, Monday, February 10, 2020

 Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, me rastin e publikimit të metodologjisë së re për negociata nga ana e Komisionit Evropian, sot kishte fjalën e tij para përfaqësuesve të Këshillit Nacional për Integrime Evropiane pran Kuvendit të Republikës së  Maqedonisë së Veriut.

Kam përshtypjen pozitive, pas mossuksesit të BE-së në tetor për tu formuar konsensusi për fillimin e negociatave, punët u kahësuan në drejtim pozitiv, me çka po kthehet kredibilieteti evropian në vend dhe rajon. Në metodologjinë e propozuar shohim si një hapërim pozitiv, bazë e mirë që mundëson vendeve të cilët japin reforma cilësore të marrin kënaqësinë dhe reverzibilitetin përkatës, për deri sa ekziston mungesë e dëshirës për reforma. Nëse sinqerisht presim procesi i negociatave të jetë proces i cili do të shënoj progres të prekshëm, afatgjatë dhe të qëndrueshëm të vendit, atëherë nuk duhet të na frikësojë, më pak jo si qytetar, sepse neve si politikan kjo do të thotë sfidë e madhe për të siguruar rezultate të dukshme me çka medoemos të mbahet procesi në drejtim pozitiv. Të jem i saktë Metodologjia është e mirë për qytetarët, ndërsa sfidë më serioze për politikanët por, do të pajtohemi që është e mirë.- theksoi Osmani në fjalën e tij, duke i shpjeguar në vazhdim elementet e vetë metodologjisë, si dhe rëndësinë e tyre dhe pasojat nëpër procesin e integrimeve evropiane të vendit.

 Ndërsa në këtë proces nuk po hymë me zero, por me rezultate serioze të realizuara pas nesh. Si institucion kemi identifikuar me shumë se shtatëmijë e gjysmë akte nga legjislatura evropiane (Aquis) nga të cilat jo më pak se dymijë e katërqind, apo 31% tani më janë transponuar në legjislaturën tonë theksoi Osmani, duke potencuar në shkallën e harmonizimit dhe sipas klasterave të parapara në metodologjinë e re.

Për shembull në të parën, klasteri më kryesor Fundamenti, kemi harmonizim me legjislaturën evropiane deri më 34%; deri sa për shembull në klasterin e tretë konkurrenca dhe zhvillimi gjithëpërfshirës, si dhe në klasterin e katërt agjenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme, harmonizimi tejkalon më shumë se gjysma dhe shkon nga 51% deri në 56% harmonizim të përshtatshëm theksoi Osmani, duke i shfaqur këto të dhëna në grafikone.

Në vazhdim, Osmani foli edhe për pritjet e periudhës që vijon, duke shprehur shpresën se vendet- anëtare do të kenë sukses ta adresojnë çështjen e fillimit të negociatave me vendin në Samitin në mars, me çka Samiti i majit në Zagreb, i përkushtuar për Ballkanin Perëndimor vërtet do të jetë pikë kthesë për gjithë rajonin.

 

Share!
Lajme
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
Zëvendëskryeministri Dimitriov në Bruksel në takim me Nënkryetarin e Komisionit Evropian, Schinas ​
Takim Dimitrov-Varhei
Dimitrovi në Bruksel: Maqedonia e Veriut fuqishëm e vendosur të bëhet një demokraci e prosperuar evropiane në të cilën do të sundoj e drejta
ZKQ Dimitrov në takim me Sekretaren Gjenerale të KBR,Bregu: Që bashkëpunimi rajonal të jetë i suksesshëm, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë bartësit e vendimeve dhe të përgjegjësive"
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.