BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
U nënshkrua marrëveshja për ndërtim e dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë
15:30, Thursday, January 16, 2020
Sot, në hapësirat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u nënshkrua Marrëveshje për ndërtimin e dy kilometrave të para të autostradës Shkup Bllacë. Marrëveshja, në praninë e Zëvendëskryetarit të Qeverisë për Çështje Evropiane, në rolin e koordinatorit të Qeverisë për projektin Shkup Bllacë Bujar Osmani dhe Ministrit për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, nënshkruan Drejtori i NP për Rrugë Shtetërore,Zoran Kitanov dhe Drejtorit të Përgjithshëm i Sh.A. Granit, Zoran Milkovski.

Sot po përmirësojmë një padrejtësi që, për fat të keq, u stërzgjat jo më pak se 20 vite. Projekti Shkup Bllacë nuk është projekt i ri, por iniciativë e filluar shumë më parë, që në një mënyrë apo në një tjetër, vazhdimisht mënjanohej anësh nga prioritetet e shtetit dhe për të cilin nevojitej përpjekje të jashtëzakonshme që sërish të kthehet në fazë të realizimit në të cilën tani është. Nga sot, ky projekt hyn në fazë të pakthyeshme ndërkaq dinamika e realizimit të tij mbetet qartë çështje teknike theksoi Osmani në fillim të ngjarjes, duke mos e fshehur kënaqësinë e tij personale si Koordinator i Qeverisë përgjegjës për realizimin e këtij projekti që përfundimisht shënon fillimin e këtij projekti.

Është e pamohueshme që ky projekt ka edhe rëndësi ekonomike, shoqërore dhe politike për Republikën e Maqedonisë së Veriut, projekt që paraqet edhe pjesë të iniciativës evropiane për bashkëpunim rajonal, e theksuar përmes të a.q. agjenda kokeltiviti të Procesit të Berlinit theksoi Osmani, duke potencuar se Shkupi dhe Prishtina si kryeqytete më të afërta në rajon, të cilët me ndërtimin e autostradës do të jenë larg për më pak se një orë.

Lidhja rajonale është e rëndësisë së veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimit të saj në Rajon. Për këtë arsye fuqishëm jemi të fokusuar në zhvillimin e rrjetit rrugor me çka do të sigurojmë lidhje me vendet e rajonit për arsye të transportit më të shpejtë dhe më të lehtë të mallrave dhe shërbimeve, theksoi Ministri Sugareski, duke potencuar se Qeveria dhe Ministria për Transport dhe Lidhje në mënyrë intensive punojnë në lidhjen e vendit me fqinjët.

Kosova është partneri ynë i rëndësishëm tregtar, vitin e kaluar shënuam rritje prej më shumë se tridhjetë përqind në tregtinë e përgjithshme, kështu që, ndërtimi i aksit të autostradës do të jep shtytje shtesë në rritjen e relacioneve tregtare në të ardhmen theksoi Sugareski.
Në fjalën e tij, Drejtori Zoran Kitanov shpjegoi detajet e marrëveshjes dhe lëndën e realizimit. Marrëveshja për punë ndërtimore për 2 kilometrat e para të kalimit kufitar Bllacë deri tek nyja për fshatin Bllacë.

Pas zbatimit të suksesshëm të prokurimit publik, nga ofertat e arritura, si operator më i përshtatshëm ekonomik i cili do ti kryejë punimet ndërtimore u zgjodh kompania GRANIT. Vlera e Marrëveshjes është 747.239.717,00 denarë pa TVSH apo rreth 12,2 milion euro, ndërkaq punimet duhet të mbarojnë në afat deri në 18 muaj nga fillimi i punës, që do të thotë se punët ndërtimore do të fillojnë këtë pranverë, ndërkaq kilometrat a parë të autostradës do të mund ti vozitim verën e ardhshme në vitin 2021 theksoi Kitanov, duke theksuar se po zhvillohet edhe faza e përgatitjes së fazës së dytë më çka do të realizohen edhe 10 kilometrat tjera të autostradës.

I gjithë projekti i autostradës Shkup Bllacë është në gjatësi afër 13 kilometra, përqindje afër 120 milion euro, nga të cilët 27 milion euro si grante të pakthyeshme janë siguruar përmes Kornizës për Ballkanin Perëndimor të BE-së, rreth 70 milion euro janë paraparë si hua nga EBRD, ndërkaq mjetet tjera janë nga buxheti i vendit.
Share!
Lajme
Osmani në shënimin e 21 vjetorit të çlirimit të Republikë së Kosovës
Donacioni nga Republika e Estonisë si mbështetje për ballafaqim me pandeminë të shkaktuar nga COVID-19 arriti në vend.
Negociuesi Kryesor me BE-në, Osmani kërkoi konsensus shtetëror për negociata
OSMANI: COVID KOORDINUES NË FABRIKA DHE INSTITUCIONE PËR ZBATIM TË REKOMANDIMEVE DHE KOMUNIKIM TË LEHTËSUAR
Respiratorët e donuar nga Mbretëria e Norvegjisë arritën në vend
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.