BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Promovim i departamentit për trashëgimi të Gonxhe Bojaxhiut Nëna Terezë në kuadër të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve
14:27, Thursday, September 05, 2019

Sot në hapësirat e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve Shkup Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, mori pjesë në institucionalizimin e themelimit të Departamentit të trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut Nënës Terezë, i cili do të funksionojë në kuadër të Sektorit të veprimtarisë hulumtuese shkencore të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve Shkup.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Osmani u shpreh i entuziazmuar për faktin që për herë të parë në botë themelohet një departament i këtij lloji, pikërisht në vendlindjen e humanistes së madhe botërore, pas një mori emërtimesh të institucioneve të ndryshme që janë bërë në të kaluarën.

Solidariteti është një nga vlerat fundamentale evropiane, të cilat përmes Sekretariatit për Çështje Evropiane, mundohemi ti përçojmë dhe kultivojmë edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut theksoi Osmani.

Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani, falënderoi Zëvendëskryeministrin Osmani për mbështetjen e Qeverisë në progresin e Institutit. Ai njoftoi se Departamenti i trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut Nënës Terezë, është departamenti i dhjetë i Institutit, i cili në mënyrë shkencore do të merret me hulumtimin dhe studimin e jetës dhe veprës së kësaj figure të madhe të njerëzimit.

Share!
Lajme
Kumtesë rreth Regjistrimit të projekteve në përputhje me masat preventive për mbrojtje nga COVID-19
Masa preventive të SÇE-së për mbrojtje të të punësuarve nga COVID - 19
OSMANI: KEMI INTERES TË PËRBASHKËT TË SIGUROJMË PERSPEKTIVA EVROPIANE PËR GJITHË RAJONIN
OSMANI: REALIZOHET INICIATIVA E ITALISË PËR KTHIM TË SHPEJTË TË INTEGRIMEVE EURO- ATLANTIKE NË AGJENDËN E BE-së
OSMANI: MENDOJ QË KRYESIMI I KROACISË ME BE-në DO TË JETË HISTORIKE PËR NE
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.