BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Në pritje të Raportit të Komisionit Evropian Zëvendëskryeministri Besimi për vizitë në Ministrinë e Drejtësisë në kuadër të ciklit të EU-IPA koordinime institucionale
14:28, Friday, August 29, 2014

 Në pritje të Raportit të vjeshtës të Komisionit Evropian, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi, i shoqëruar nga të punësuarit e sektorëve për IPA dhe eurointegrime realizoi vizitë pune në Ministrinë e Drejtësisë ku u takua me ministrin Adnan Jashari dhe me përfaqësues të kësaj ministrie.

Në takim u bisedua për shkallën e realizimit të reformave në gjyqësor, me rëndësi kyçe për procesin eurointegrues të vendit dhe janë pjesë e aktiviteteve të parapara me Programin nacional për Miratimin e të Drejtës së Bashkimit Evropian (NPAA) dhe Planit të Veprimit për aderimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Zëvendëskryeministri Besimi dhe Ministri Jashari gjatë takimit theks të veçantë vendosën mbi përpjekjet për implementimin e reformave me qëllim të avancimit të efikasitetit dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor posaçërisht përmes përcaktimit të kritereve të reja për emërtimin dhe shkarkimin e gjykatësve dhe prokurorëve publik si dhe avancimin e kualitetit të proceseve gjyqësore. Gjithashtu, u bisedua edhe për përforcimin e kapaciteteve institucionale, përforcimin e aktiviteteve për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, lirinë e shprehjes dhe mediave, ndryshimet në Kodin Zgjedhor etj.
Në takim u bisedua edhe për shkallën e shfrytëzimit të mjeteve në dispozicion përmes Instrumentit për Ndihmë Paraaderuese – IPA, tejet të rëndësishme për realizimin e reformave në sistemin gjyqësor. Në kuadër të IPA 1 në periudhën prej vitit 2007 deri më vitin 2013 janë përgatitur gjithsej 15 projekte në vlerën rreth 17 milion euro. Shfrytëzues të këtyre mjeteve përveç Ministrisë së Drejtësisë janë edhe Gjykata Administrative, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë, Këshilli i Prokurorëve Publik të RM-së, Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Prokuroritë publike dhe të gjitha institucionet e tjera gjyqësore.
Besimi theksoi se duhet edhe më tej të kontribuohet në absorbimin më efikas të fondeve evropiane që janë të dedikuara së pari për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, e pastaj janë me rëndësi të veçantë edhe për përafrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian përmes investimit në zhvillimin socioeknomik si dhe harmonizimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së.

 Seria e vizitave me karakter pune “BE-IPA Koordinime Institucionale” të zëvendëskryeministrit Besimi do të vazhdojnë me të gjitha institucionet shfrytëzuese të fondeve të IPA-s dhe implementuesve të NPAA, me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë për të gjitha aspektet e shfrytëzimit të këtyre fondeve, duke pasur parasysh çështjet e programimit, zbatimit teknik, monitorimit, njoftimit, plotësimit të parakushteve për implementim të suksesshëm të projekteve/programeve, si dhe aspektet e sistemit për menaxhim, kapacitetet institucionale dhe administrative, respektimin e procedurave për shfrytëzim të këtyre mjeteve, funksionimin e mekanizmave koordinuese si dhe shqyrtimin e statusit të realizimit të aktiviteteve të parashikuara me NPAA.

Share!
Lajme
Takim i Dimitrovit me këshilltarin e Merkelit: Mbajtja e konferencës së parë ndërkombëtare gjatë kohës së Presidencës Gjermane do të jetë nxitje e madhe për të ecur në fazën thelbësore nga rruga drejt antarësimit në BE
ZKQ Dimitrov në Berlin në takim me këshilltarin për politikë të jashtme të kryetarit Shtajnmer, Bager
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.