BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Besimi në tryeze të rrumbullakët me temë Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian
15:08, Tuesday, June 03, 2014

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Fatmir Beismi, sot (e martë, 3 qershor 2014) mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian” që u organizua nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë.

Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë akademik të shquar, profesorë, intelektual nga Maqedonia të sferës së Eurointegrimeve, ku patën mundësinë që bashkërisht të diskutojnë dhe të analizojnë rezultatet nga zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe ndikimin e tyre në disponimin e Qeverive dhe qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së.

Zëvendëskryeministri Besimi hapi debatin duke cituar njërin nga themeluesit e Bashkimit Evropian, Zhan Mone, i cili thotë: “Kur ballafaqoheni me furtunë, e vetmja mënyrë për të dal nga to është të mbani drejtimin që keni marr. E vetmja gjë që nuk duhet ndryshuar është drejtimi” që do të thotë se edhe krahas sfidave, agjenda e BE-së mbetet qëllimi kryesor i përbashkët i rajonit dhe i BE-së.

Në debat u diskutua se edhe pse euroskeptikët për herë të parë morën më shumë mandate në Parlamentin Evropian se sa në zgjedhjet e mëparshme, megjithatë shumica e mandateve parlamentare u takojnë partive pro-europiane apo atyre neutrale, që do të thotë përkrahje për zgjerimin e BE-së.

“Ky mandat do të jetë mandati i një “Evrope më të kujdesshme” lidhur me zgjerimin e BE-së, sepse kritikat do të jenë shumë më të zëshme rreth plotësimit të kriteriumeve nga ana e vendeve kandidate për anëtarësim në Union”, theksoi Besimi duke u përgjigjur në pyetjen e parashtruar se nëse do ketë “më shumë” apo “më pak” Evropë sa i përket disponimit për zgjerim të mëtutjeshëm të saj.
Në debat kryesisht u theksua se rezultatet e zgjedhjeve në Parlamentin Evropian pasqyrojnë disponimin dhe qëndrimet e evropianëve për mënyrën e funksionimit të BE-së, politikat që sillen dhe zbatohen në nivel evropian si dhe mënyrën në të cilën liderët evropian ballafaqohen me sfidat, posaçërisht pas pasojave të krizës ekonomike që përfshiu Evropën në periudhën e fundit.

“Presim që zgjerimi i BE-së të jetë në agjendën e Parlamentit Evropian të ardhshëm sepse integrimi Evropian mbetet alternativa me e mirë për Ballkanin Perëndimor dhe mendojmë se kjo është me interes edhe për BE-në. Vazhdojmë me përkushtimin tonë për një të ardhme Evropiane” – theksoi Zëvendëskryeministri në tryezën e rrumbullakët.

Ai edhe një herë potencoi qëllimin strategjik të Republikës së Maqedonisë i cili është zbatimi i reformave dhe integrimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe mes tjerash theksoi se për rajonin tonë edhe më tej, perspektiva evropiane mbetet gjenerator i lëvizjeve pozitive demokratike dhe e zhvillimit ekonomik.

“Ideja e BE-së, si për Republikën e Maqedonisë ashtu edhe për tërë rajonin, është ide që bashkon dhe që kontribuon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Ballkanin Perëndimor” – me këtë zëvendëskryeministri Besimi përfundoi debatin duke iu falënderua të pranishmëve për kontributin e tyre në këtë tryezë të rrumbullakët.

Share!
Lajme
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.