BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Njësi projektuese
Mësim i qëndrueshëm dhe afatgjatë për Bashkimin Evropian

Qëllimi kryesor i projektit është zhvillimi i kapaciteteve lidhur me realizimin sa me intensiv të procesit të negociatave dhe aderimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Qëllimet konkrete të projektit janë si vijon:

  • Implementimi i projekteve të ardhshme për ndërtimin e kapaciteteve të përgjithshme dhe të veçanta, gjithmonë në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian,
  • Themelimi dhe integrimi i modelit të mësimit të qëndrueshëm për Bashkimin Evropian dhe Sistemi për trajnime të punonjësve administrativ,
  • Zvogëlimi i ndikimeve negative nga rrjedha / imigrimi i fuqisë punëtore.

Aktivitetet projektuese janë të grupuara në kuadër të tri komponentëve, si vijojnë:

I. Ndërtimi i kapaciteteve në lëmi të zgjedhura nga e drejta e Bashkimit Evropian

Kjo komponentë përfshin aktivitetet në vijim:

- Përgatitjen e planeve të posaçme (curricula) për trajnime, për programe specifike të zgjedhura,
- Realizimin e programeve për trajnim në lëmi të zgjedhura nga e drejta e Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst në trajnimin në Shkup morën pjesë rreth 240 nëpunës shtetërorë,
- Organizimin e katër seminareve të avancuara në Bruksel për nëpunësit e zgjedhur shtetërorë,
- Përgatitjen e plan-programit për trajnime të trajnueseve të ardhshëm, të zgjedhur nga pjesëmarrësit në trajnime, në bazë të kualifikimeve të detyrave punuese të tyre.

Programet për ndërtimin e kapaciteteve janë si vijon:

- Programi 1 – Institucionet e Bashkimit Evropian dhe vendimmarrja
- Programi 2 – Tregu i brendshëm
- Programi 3 – Politika e Bashkimit Evropian në lidhje me teknologjinë informative të komunikimit
- Programi 4 – Politika transportuese e Bashkimit Evropian
- Programi 5 – Politika rajonale e Bashkimit Evropian
- Programi 6 – Menaxhimi i projekteve të BE-së

II. Vendosja në funksionim e sistemit integrues dhe platforma për mësim dhe trajnim

Kjo komponentë i përfshin aktivitetet në vijim:

- Vlerësimi i sistemit ekzistues mësimor për Bashkimin Evropian,
- Zhvillimi i mjeteve specifike për mësim dhe trajnim,
- Integrimi i platformës për trajnime në kuadër të strukturës organizative në Sekretariatin për Çështje Evropiane,
- Përgatitja e hapësirës së përshtatshme për Qendrën për trajnime dhe sigurimin e infrastrukturës së përshtatshme të komunikimit (qarkullimit të informatave).

Link deri tek platforma për mësim të BE-së dhe trajnime

III. Ndihmë teknike gjatë definimit të politikave për zvogëlimin e rrjedhës/imigrimit të nëpunësve shtetërorë

- Kjo komponentë përfshin aktivitetet në vijim:
- Analiza e situatës dhe sfidave aktuale në drejtim të trajnimit dhe zvogëlimit të rrjedhës së nëpunësve shtetërorë,
- Dizajnimin e modelit nacional/shtetërorë të politikës për zvogëlimin e rrjedhës së nëpunësve shtetërorë, duke e shfrytëzuar përvojën e shteteve të reja anëtare të Bashkimit Evropian,
- Ndihmë teknike për implementimin e modelit të dizajnuar,
- Përkrahjen e funksionimit të modelit të ri gjatë fazës provuese (pilot +ndjekje dhe përkrahje e aktiviteteve)
- Gjeneralizimi/revidimi i propozim-projekteve të gatshme.

Share!
Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.