BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
Osmani: Kroacia qëndron në mbështetje të perspektivave evropiane të Maqedonisë së Veriut
11:42, Tuesday, May 28, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Republikën e Kroacisë, mbajti takim me kolegen e tiј Marija Pejqinoviq-Buriq, Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Ministre për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane.

Ka një kohë të gjatë që ekziston miqësia dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, e cila u vërtetua edhe me ratifikimin e shpejtë të protokolit për anëtarësim në NATO, për të cilën dua veçanërisht të përcjellë mirënjohjen e Qeverisë në Shkup dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriuttheksoi Osmani gjatë takimit, duke shprehur mirënjohje të veçantë deri tek Buriçiq, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për integrimet evropiane të vendit tonë.

Gjendemi pikërisht një ditë para publikimit të Raportit të Komisionit Evropian, përmbajtja e të cilit, do të reflektojë progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbylljen e çështjeve politike, por edhe progresin në implementimin e agjendës reformuese, theksoi Osmani, duke potencuar pritjet në vend për përmbushjen e detyrimeve edhe nga ana e Bashkimit Evropian, përmes konfirmimit të vendimit nga viti i kaluar, për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut këtë vit.

Jemi të vetëdijshëm për nevojën për të arritur konsensus për këtë vendim në kuadër të BE-së, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Unioni, të cilat paraqesin sfidë edhe për vendet anëtare, dhe në këtë drejtim presim mbështetjen e miqve tanë më të afërt në arritjen e perspektivave tona evropiane, mes të cilave me siguri e konsiderojmë edhe Kroacinë – theksoi Osmani.

Në agjendën e Osmanit është edhe takimi me Kryetarin e Komisionit për çështje evropiane në Kuvendin e Kroacisë, Domagoj Ivan Millosheviq, me të cilin përveç integrimeve evropiane do të diskutohet edhe për bashkëpunimin e Kuvendit të të dy vendeve, si dhe për rolin e organeve legjislative nacionale në proceset evropiane.

 

Share!
Lajme
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.