BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Fjala e ZKQRMV Osmani dhe MPJ Dimitrov në Bundestagun gjerman
17:00, Wednesday, April 10, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ministri për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov në kuadër të vizitës së punës në Republikën Federale të Gjermanisë morën pjesë në brifingun para Komisionit për BE në Bundestagun Gjerman.

Para Komisionit për BE ZKQRMV Osmani dhe MPJ Dimitrov referuan për rrjedhën e zbatimit të reformave për integrimin evropian të vendit, zbatimi i ligjeve të marra evropiane, si dhe implementimi i detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Në fjalën e tij Ministri Dimitrov theksoi: Këtu jemi sepse besojmë se kemi argumente të mjaftueshme që të ju bindim se vendimi për fillimin e negociatave është e merituar dhe se hapja e rrugës drejt BE-së do të jetë inkurajim i fuqishëm për qëllimin deri ku duam të arrijmë demokraci moderne evropiane. Gjithashu kjo do të jetë edhe mbështetje e qartë për një lloj udhëheqësie që na nevojitet më shumë në rajon. Udhëheqësi që synon në mënyrë evropiane të zgjidh problemet dhe të krijojë ardhmëri.

Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme ti filloj negociatat me Bashkimin Evropian që sot. Suksesi i vendit krijoi realitet të ri në Ballkan, dhe njëkohësisht është me siguri tregimi më i suksesshëm evropian në rajon; shembull i dukshëm për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor qartë duke treguar fuqinë transformuese të idesë evropiane theksoi Zëvendëskryeministri Osmani. Gjithë këtë e arritëm me lëvizje të guximshme drejtuese, me fokus të vendosur dhe punë të përkushtuar,dhe për këtë arsye detyrim i yni është që për këtë progres tonin ti bindim të gjitha vendet anëtare, veçanërisht ato mbështetja e të cilave kahëson rrjedhën e politikave në gjithë Unionin, shtoi Osmani.

Më parë ZKQRMV Osmani dhe MPJ Dimitrov u takuan me deputetin Johan Vadeful, mbajtën takim zyrtar me Kryetaren e CDU, Anegret Kramp-Karenbauer, si dhe me Ministrin Shtetëror për Evropë të Gjermanisë, Mihael Roth.

Share!
Lajme
Kumtesë rreth Regjistrimit të projekteve në përputhje me masat preventive për mbrojtje nga COVID-19
Masa preventive të SÇE-së për mbrojtje të të punësuarve nga COVID - 19
OSMANI: KEMI INTERES TË PËRBASHKËT TË SIGUROJMË PERSPEKTIVA EVROPIANE PËR GJITHË RAJONIN
OSMANI: REALIZOHET INICIATIVA E ITALISË PËR KTHIM TË SHPEJTË TË INTEGRIMEVE EURO- ATLANTIKE NË AGJENDËN E BE-së
OSMANI: MENDOJ QË KRYESIMI I KROACISË ME BE-në DO TË JETË HISTORIKE PËR NE
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.