BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
PROGRESI NË STRUKTURAT EURO ATLANTIKE KRIJON KLIMË BIZNESI TË SHKËLQYESHËM PËR INVESTIME NË MAQEDONINË E VERIUT
12:54, Sunday, April 07, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane,Bujar Osmaninë kuadër të vizitës së punës në Portugali, mbajti takim me Ministrin për Investime dhe Zhvillim Ekonomik të Republikës së Polonisë, Jezhi Kviecinjski, ku hapën temat për bashkëpunim bilateral dhe ekonomik mes dy vendeve, si dhe për mbështetjen nga ana e Polonisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vetëm para tre ditëve Kuvendi i Polonisë ratifikoi protokollin e NATO-s, ma jepni nderin që ti përcjell mirënjohjet e sinqerta të Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për mbështetjen e vazhdueshme tëRepublikëssë Polonisë, si në bilateralet, duke investuar në progresin e vendit tonë, ashtu edhe mbështetjen për integrimet tona euro- atlantike deklaroi Osmani, duke theksuar edhe rolin e Republikës së Polonisë në krijimin e mbështetjes në procesin e zgjerimit si në vetë Bashkimin Evropian, ashtu edhe në kuadër të vendeve të grupit të Vishegradit.

Në vazhdim të takimit Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se Qeveria jep mbështetje të fuqishme për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit, përmes masave që stimulojnë investime të reja për zhvillimin teknologjik dhe konkurrencë më të madhe për kompanitë në Maqedoni, ku potencoi se investitorët e huaj duke i përfshirë edhe ata të Polonisë mund të presin klimë stabile për investime në vendin tonë, si dhe mbështetje financiare dhe bashkëpunim të plotë nga ana e Qeverisë.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka ardhmëri të sigurt euro- atlantike, që krijon kushte të përshtatshme për investitorët e huaj të cilët janë të mirëseardhur për vendin, theksoi Osmani, duke ftuar Ministrin Kviecinjski për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më herët në kuadër të vizitës së punës disaditore në Portugali, Zëvendëskryeministri Osmani mbajti takim me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Portugalisë, Augusto Santos Silva, si dhe me Kryetaren e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Portugalisë, Regina Bastos, kurse në agjendën e tij është edhe pjesëmarrja në mbledhjen vjetore Horasis Global (Horasis Global Meeting) që është një nga mbledhjet kryesuese botërore për biznes të liderëve politik ku këtë vit diskutimi do të fokusohen rreth temës Katalizimi i përfitimeve nga Globalizmi.

Share!
Lajme
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.