BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: SI ANËTARËT ASHTU EDHE KANDIDATËT PËR BE, KANË DETYRIM TË PËRBASHKËT TË KRIJOJNË NJË EVROPË MË TË SIGURT DHE MË STABIL
11:58, Friday, April 05, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili për vizitë pune qëndron në Republikën e Portugalisë mbajti takim me Kryetaren e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Portugalisë, Regina Bastos.

Në takim u hapën temat për mbështetjen nga ana e Portugalisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për bashkëpunimin bilateral mes Parlamenteve të të dy vendeve si dhe për temat lidhur me sfidat evropiane, si që janë: Bregzit,ndikimi i lajmeve të rreme,  depërtimi i populizmit radikal, nacionalizmi,etj.

Jemi dëshmitar të një periudhe më turbulente për kontinentin  e Evropës nga lufta e dytë botërore e këndej. Zgjedhjet në Evropë po zhvillohen me sfida të rënda që imponon procesi Bregzit, ku kontinenti ende është nën ndikimin e depërtimit të populizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit, por akoma janë aktuale edhe kërcënimet bashkëkohore hibride theksoi Osmani. Në këtë drejtim bashkëbiseduesit së bashku theksuan se vendet anëtare dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE kanë detyrim të përbashkët në krijimin e një Evrope më stabile dhe më prosperuese, ku Osmani potencoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është partner stabil i BE-së në Ballkan.

Gjatë bisedimeve Zëvendëskryeministri Osmani shkurtimisht informoi bashkëbiseduesen e tij edhe për implementimin e reformave, për rezultatet e arritura, mënyra se si institucionet po adaptohen në reforma, zgjedhjet e ardhshme, si dhe për proceset tjera lidhur me integrimin evropian të vendit tonë.

Gjatë takimit dy bashkëbiseduesit u dakorduan se bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve duhet të zgjerohet edhe mes dy Parlamenteve, por në drejtim që më lehtë të shpërndajnë përvojë me kolegët nga Portugalia, ku theksuan kënaqësi të ndërsjellë nga formimi i grupit për bashkëpunim me Portugalinë në Kuvendin tonë.

Parlamentet Nacionale luajnë rol shumë të rëndësishëm në harmonizimin e legjislacioneve dhe harmonizimin e tyre me legjislaturën  evropiane AKI, dhe në këtë drejtim pres aktivitete të përforcuara në periudhën e ardhshme, në veçanti në drejtim të bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy shtëpive ligjdhënëse, përmes grupit tani më të formuar për bashkëpunim me Portugalinë, si dhe përmes shfrytëzimit të përvojës së Portugalisë në këtë proces- shtoi Osmani. Në këtë kontekst së bashku u konstatua se rroli i Parlamenteve Nacionale dhe Parlamentit të Evropës është e rëndësisë së veçantë për procesin e zgjerimit edhe për reformat e reja politike të BE-së.

Në kuadër të vizitës disaditore të punës në Portugali Zëvendëskryeministri Osmani do të mbajë takim me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Portugalisë, Augusto Santos Silva, ndërkaq  ditën e diell (07 prill) do të merr pjesë në  takimin vjetor Horasis Global (Horasis Global Meeting ) që është një prej mbledhjeve kryesuese botërore të liderëve politik ku këtë vit diskutimet do të fokusohen rreth temës Katalizim i përfitimeve nga Globalizimi.

Share!
Lajme
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
Zëvendëskryeministri Dimitriov në Bruksel në takim me Nënkryetarin e Komisionit Evropian, Schinas ​
Takim Dimitrov-Varhei
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.