BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: NUK DO TË LEJOJMË QË ZGJEDHJET TË NA LARGOJNË NGA REFORMAT
14:22, Wednesday, April 03, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me Drejtoreshën Rajonale të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) për Evropë dhe Bashkësitë e shteteve të pavarura, Mirjana Shpoljariq- Eger.

Në takim u hapën temat për planet aktuale dhe të ardhshme të UNDP-së në vend, si dhe u diskutuan edhe sfidat zhvillimore në aspektin e procesit të integrimit evropian, fushë në të cilën UNDP ka përparësi konkurruese, përvojë dhe mandat për mbështetje të Maqedonisë së Veriut si partner afatgjatë.

Aktualisht ndodhemi në periudhë parazgjedhore, në prag të fushatës parazgjedhore, që, edhe pse i kënaq proceset, nuk duhet të paraqesë pengese që të vazhdojmë me zbatimin e reformave për integrimin evropian të vendit, dhe në këtë kuptim, partneriteti strategjik me UNDP për mbështetjen e agjendës për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE është e mirëseardhur theksoi Osmani, duke potencuar Raportin pranveror për gjendjen dhe progresin e vendit nga ana e Komisionit Evropian, do të reflektojë momentumin pozitiv reformues në vend.

Osmani përshëndeti edhe mbështetjen e UNDP-s për Qeverinë për shfrytëzimin e procesit të integrimit në BE për të arritur një rritje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të përshpejtuar në përputhje me praktikat më të mira, përvojat ndërkombëtare dhe rajonale, që sipas tij do të jetë përmirësim i jetës së qytetarëve në përputhje me standardet evropiane.

Në fund të takimit Zëvendëskryeministri Osmani, dhe Drejtoresha Shpoljariq-Eger shprehën bindje të fuqishme se ky bashkëpunim partneriteti do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh përkushtimin e Qeverisë në mbështetje të politikës së KB-së Askush mos të mbetet pas (NO ONE IS LEFT BEHIND).

UNDP deri më tani ka zbatuar më shumë se 200 projekte në vlerë prej më shumë se 66 milion euro që nga pavarësia e vendit, nga të cilat 27 momentalisht janë duke u zbatuar me buxhet prej rreth 19 milion euro, edhe atë mbështetje për institucionet, procesin euro- integrues, krizës së migrantëve, romët, vetëqeverisje lokale etj, si dhe ndihmë për dëmet gjatë fatkeqësive natyrore. Bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe KB-së përmes programeve për zhvillim dhe mbështetje është duke u zbatuar me sukses tani më 25 vite.

Share!
Lajme
Takim i Dimitrovit me këshilltarin e Merkelit: Mbajtja e konferencës së parë ndërkombëtare gjatë kohës së Presidencës Gjermane do të jetë nxitje e madhe për të ecur në fazën thelbësore nga rruga drejt antarësimit në BE
ZKQ Dimitrov në Berlin në takim me këshilltarin për politikë të jashtme të kryetarit Shtajnmer, Bager
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.