BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: ATMOSFERË ZGJEDHORE TË DREJTË DHE GARUESE DO TA RIAFIRMOJË PJEKURINË TONË
12:32, Tuesday, March 26, 2019

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, së bashku me delegacionin nga Sekretariati për Çështje Evropiane, mbajtën takim pune me përfaqësues e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele kryesuar nga Drejtori Zoran Trajçevski.

Puna e mediave dhe mbrojtja e lirisë të shprehjes publike janë sfera të rëndësishme ku ende na nevojitet progres për ti plotësuar standardet evropiane dhe të krijojmë kapacitet për menaxhim me sfidat bashkëkohore të lajmeve të rreme, përhapjen e gjuhës së urrejtjes etj. theksoi Osmani, duke potencuar rëndësinë edhe për zhvillimin e kapaciteteve demokratike të shtetit, si dhe rëndësinë e përmbushjes së kritereve evropiane në periudhën para Raportit të ri të Komisionit Evropian.

Kemi shans në periudhën që vijon të krijojmë atmosferë të drejtë dhe kompetitive në të cilën do të mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale, dhe me të, të tregojmë pjekuri demokratike dhe shoqërore, e cila do të vlerësohet në Raportin e Komisionit Evropian, dhe në përmbajtjen e së cilës, sërish, do të varet konfirmimi i vendimit të vendeve anëtare të Samitit të qershorit, për fillimin e negociatave me BE-në këtë vit theksoi Osmani, duke potencuar bindjen të cilën e morri nga anëtarët e AShMAA-s, si dhe nga drejtori Trajçevski, për kapacitetin, përgatitjen dhe vendosmërinë e Agjencisë për të siguruar atmosferë të drejtë dhe garuese gjatë kohës së kampanjës.

Osmani riafirmoi edhe përgatitjen e Qeverisë për bashkëpunim në drejtim të sigurimit të të gjitha parakushteve dhe detyrimeve lidhur si me punën e Agjencisë, ashtu edhe në përgjithësi lidhur në fushën e mediave.

Takimi u realizua në kuadër të vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit Osmani, institucioneve përkatëse për zbatimin e reformave që ishin të parapara në Planin 3-6-9 dhe Planin 18, si dhe implementimi i detyrimeve tjera lidhur me integrimin evropian të vendit.

Share!
Lajme
ZKQ Dimitrov në takim me Sekretaren Gjenerale të KBR,Bregu: Që bashkëpunimi rajonal të jetë i suksesshëm, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë bartësit e vendimeve dhe të përgjegjësive"
ZKQ Dimitrov: "Metodologjia e re për aderim mundëson një proces negociues më dinamik dhe thelbësor. Qëllimi ynë është që atë ta shfrytëzojmë plotësisht"
Zëvendës kryeministri i Qeverisë Dimitrov: "Në këtë kohë kyce në procesin e integrimit në BE, është e rëndësisë së jashtëzakonshme mbështetja nga partnerët tanë bilateral"
Dimitrov: Nga Greqia presim mbështetje dhe ndihmë në rrugën evropiane
ZKQ Dimitrov në takim me udhëheqësin e Odës Ekonomike të Maqedonisë "Vendosja e bashkëpunimit me Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe komunitetin e biznesit është një nga shtyllat mbi të cilat do të mbështetet suksesi i negociatave."
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.