BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: HYMË NË NJË VIT TË RËNDËSISHËM PËR INTEGRIMET EVROPIANE TË VENDIT
12:57, Tuesday, January 08, 2019

Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, u mbajt seanca e 40-të e Komitetit të Punës për Integrime Evropiane (KPIE), të cilën e udhëhoqi Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ku u hapën temat lidhur me integrimet evropiane: skriningu shpjegues, statusi i implementimit të Planit 18, statusi i absorbimit të IPA-s dhe shpërndarja e ndihmës së huaj etj. Në takim u bë përmbledhja e treguesve kryesorë përmes të cilave ndiqet progresi i integrimit evropian të vendit tonë.

Në fillim të takimit Osmani shqyrtoi rezultatet e vitit 2018 duke e vlerësuar atë si historike nga aspekti i integrimeve evropiane, ku edhe potencoi se këtë vit, integrimet evropiane mbeten në fokusin e Qeverisë, për që cilën muajt e ardhshëm janë të nevojshme rezultate konkrete për zbatimin e reformave në veçanti në sferat prioritare: gjyqësori, reforma në shërbimet e sigurisë, reforma në administratën publike dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Një nga treguesit kryesor për integrimin tonë evropian gjithsesi është implementimi i Planit18. Në këtë drejtim do ti shqyrtojmë aktivitetet e realizuara deri më tani, do ti shqyrtojmë sfidat eventuale në implementimin e tij dhe më e rëndësishmja, do të pasqyrojmë vlerësimet reale për finalizimin e tij në periudhën deri në daljen e Raportit të rij të Komisionit Evropian, si një ndër kriteret më të rëndësishëm për verifikimin e progresit tonë në integrime evropiane- theksoi Osmani, i cili shprehu kënaqësi nga suksesi i deritanishëm në këtë plan, në të gjitha sferat.

Në vazhdim të takimit u shqyrtua edhe statusi i realizimit të detyrimeve nga takimet e trupave në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me BE-në, si funksion bazë të këtij trupi, si dhe statuset e realizimit të detyrimeve nga misionet vlerësuese.

Në kuadër të takimit të sotëm të KPIE-së anëtarët e së njëjtës u njoftuan me rrjedhat e deritanishme të ashtuquajturës skriningut vëzhgues, si dhe orarit të Kapitujve për këtë vit, duke e pasur parasysh se ky është proces që mundëson administrim, që është pjesë e strukturës negociuese respektivisht ekipit negociues, dhe vepruesve tjerë për të njëjtin të përgatiten për fillim eventual të negociatave.

Komiteti Punues për Integrime Evropiane (KPIE) paraqet trup më të lartë administrativ të Qeverisë ku anëtarë janë sekretarët shtetërorë të ministrive, kryesuesit e Nën-komiteteve, udhëheqësit e grupeve punuese, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, si dhe pjesë e administratës së Sekretariatit për Çështje Evropiane.

Share!
Lajme
OSMANI: PARTNERITETI I SUKSESSHËM MES AGJENCIVE TË KB-SË DHE QEVERISË ZGJAT MË SHUMË SE 20 VJET
Pastrohet lokacioni i destinuar për stacion pastrimi të ujërave të zeza në Tetovë
OSMANI: MAQEDONIA E VERIUT DHE TURQIA MBETEN PARTNER STRATEGJIK
OSMANI: SHBA-të mund ta shohin Maqedoninë e Veriut si partner i Ballkanit
OSMANI DHE BEXHETI NËNSHKRUAN MEMORANDUM PËR BASHKËPUNIM MES SÇE-së DHE UNIVERSITETIT TË UEJL
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.