BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: VIKTIMA HEBRENJE ROJTAR I PËRJETSHËM I HUMANITETIT, LIRISË DHE SOLIDARITETIT
13:04, Wednesday, December 05, 2018

Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, nën organizimin e Postës së Maqedonisë, u mbajt promovimi i Markës Postare, 75 vjetori i deportimit të Hebrenjve në Maqedoni , në të cilën fjalët përshëndetëse para të pranishmëve kishin Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, Ambasadori i Shtetit Izraelit në Maqedoni Dan Orian, Drejtori i SHA. Posta e Maqedonisë, Ejup Rustemi, dhe Drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani.

Më paraqet nder të veçantë që, si kryesues i Sekretariatit për Çështje Evropiane sot jam nikoqir i këtij manifestimi me të cilin shënohet 75 vjetori i holokaustit të hebrenjve, si dhe kënaqësi e veçantë, personalisht për mua si person që angazhohet me promovimin e vlerave bashkëkohore evropiane të lirisë, barazisë dhe bashkëjetesës që kam këtë mundësi të jem pjesë e këtij shënimi theksoi Osmani. Në këtë kontekst ai shtoi se deportimi i hebrenjve nga Maqedonia gjatë Luftës së Dytë Botërore, paraqet me siguri një nga periudhat më të trishtuara në histori.

Në vazhdim Osmani iu referua sfidave nëpër të cilat kalon Republika e Maqedonisë në këtë periudhë duke u përpjekur ta betonoj orientimin e saj euro-atlantik, ku dhe shtoi se shënimi i ditës së sotme paraqet vazhdimësi të angazhimit tonë themelor, të jemi pjesë e krijimit, të kujdesit dhe promovimit të vlerave në të cilat mbështetet civilizimi perëndimor.

Si politikan, si Qeveri, si vend, por edhe si qytetar mbetemi në përgjithësi të përkushtuar në ndërtimin dhe forcimin e sfidave integruese me të cilat ballafaqohemi, fillimisht brenda, me përkujdesje, të principeve të bashkëjetesës, të barazisë, të drejtësisë si dhe nga jashtë, duke kontribuar përpjekje të mëdha në pajtimin historik të popujve dhe mbylljen e çështjeve të ndërsjella, si një parakusht themelor për integrimin evropian në gjithë Ballkanin- shtoi Osmani ku dhe në këtë kontekst theksoi se pikërisht suksesi i këtyre proceseve, suksesi në promovimin e vlerave evropiane gjegjësisht paraqet ruajtjen e kuptimit të viktimave hebrenje, si rojtar i përjetshëm i humanitetit, solidaritetit dhe lirisë.

Share!
Lajme
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
Zëvendëskryeministri Dimitriov në Bruksel në takim me Nënkryetarin e Komisionit Evropian, Schinas ​
Takim Dimitrov-Varhei
Dimitrovi në Bruksel: Maqedonia e Veriut fuqishëm e vendosur të bëhet një demokraci e prosperuar evropiane në të cilën do të sundoj e drejta
ZKQ Dimitrov në takim me Sekretaren Gjenerale të KBR,Bregu: Që bashkëpunimi rajonal të jetë i suksesshëm, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë bartësit e vendimeve dhe të përgjegjësive"
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.