BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: DO TA SHFRYTËZOJMË PËRVOJËN E POLONISË PËR PËRMIRËSIMIN E EFIKASITETIT NË NEGOCIATA
12:31, Friday, November 02, 2018

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Ambasadorin e sapo emëruar të Republikës së Polonisë në vend, Vojçeh Jezhi Tiçinjski.


Zëvendëskryeministri Osmani uroi ambasadorin Tiçinjski për emërimin e tij në këtë funksion, ku edhe potencoi se, mbështetja dhe ndihma e Republikës së Polonisë është e rëndësisë së veçantë për vendin tonë për realizimin e qëllimeve tona strategjike, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian ku dhe shprehu shpresën se kjo qasje e bashkëpunimi do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të tij.


Detyrimet që dalin nga samitet e qershorit paraqesin detyrime për të gjithë ne, për të cilat ekziston përkushtim i plotë jo vetëm i Qeverisë, por edhe faktorit të përgjithshëm shoqëror dhe politik- theksoi Osmani, duke potencuar edhe përvojën e Polonisë në negociata si kontribut të rëndësishëm për përgatitjen e strukturës negociuese për avancimin e efikasitetit në bisedime.


Mbështetja nga ana e Polonisë si ajo bilaterale, ashtu edhe i vetë procesit integrues, e shohim si të rëndësisë së veçantë, jo si qëndrim politik brenda Bashkimit Evropian, por edhe si kontribut thelbësor në krijimin e mbështetjes në procesin e zgjerimit edhe mes vendeve të grupit të Vishegradit- theksoi Osmani. Ai në vazhdim informoi ambasadorin Tiçinjski edhe për aktualitetet e fundit politike, marrëdhëniet me Greqinë, procesin e implementimit të Marrëveshjes së Prespës, si dhe rrjedhën e implementimit të reformave të Planit 18.


Gjatë bisedës dy bashkëbiseduesit shprehën bindjen e ndërsjellë për përforcimin e mëtejmë të lidhjeve miqësore mes dy vendeve, përmes avancimit të bashkëpunimit në gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Share!
Lajme
OSMANI: Presidenca Finlandeze me BE-në në përgjithësi qëndron pas integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut
Osmani për vizitë pune në Republikën e Finlandës
OSMANI: BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR KONTRIBUON NË ZHVILLIMIN E GJITHË RAJONIT
OSMANI: NGA SHKUPI PËR PRISHTINË PËR MË PAK SE NJË ORË
Takim Osmani - Petroviq
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.