BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJES SË PRESPËS, NXITJE PËR INTEGRIMIN E RAJONIT NË PËRGJITHËSI
14:31, Thursday, October 04, 2018
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor dhe shef i delegacionit shtetëror për negociata me BE-në, Bujar Osmani, së bashku me zëvendësin e tij dhe negociatorin kryesor teknik, Bojan Mariçiq, sot qëndrojnë për vizitë pune në Tiranë, Republika e Shqipërisë, në kuadër të së cilës, së bashku me Ministrat dhe Zëvendëskryeministrat për integrime evropiane të vendeve të rajonit marrin pjesë në Konferencën e tretë për reformat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WBAR), ku edhe mbajti takime bilaterale me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe Ministren për Integrime Evropiane të Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha.

Gjatë bisedës me Ministrin Bushati, u hapën temat për sfidat me të cilat dy vendet ballafaqohen në afrimin drejt Bashkimit Evropian, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve ku të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi që krahas kornizës së qartë kohore për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, në qershor të vitit të ardhshëm, duke kyçur edhe kahje dhe drejtime të qarta për suksesin e këtij procesi Javën e kaluar dy vendet së bashku filluan procesin e skriningut që paraqet nxitje shtesë për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në veçanti në këmbimin e përvojave dhe mësimet e marra për progresin në proceset integrues theksoi Osmani.

Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani nga bashkëbiseduesi i tij kërkoi nga Shqipëria, si vend- anëtar i NATO-s, ta shfrytëzojë pozitën e vetë që ti ndihmojë vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Aleancën Veri-atlantike. Në këtë kontekst ai potencoi se përvoja e Republikës së Maqedonisë në kuadër të procesit për Stabilizim dhe Asociim, në veçanti përvoja e Sekretariatit për Çështje Evropiane, paraqet potencial të rëndësishëm për shkëmbimin e kolegëve nga Shqipëria.

Gjatë takimit me Ministren për Integrime Evropiane të Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, bashkëbiseduesit potencuan përpjekjet e dy vendeve për perspektivën evropiane të rajonit, si dhe bashkëpunimin në këtë drejtim mes dy vendeve. Mbështetja e lartë e qytetarëve në referendum, paraqet momentum të fuqishëm për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, me të cilën Republika e Maqedonisë në përgjithësi do ti zhbllokoj integrimet evropiane dhe euro- atlantike, theksoi Osmani, duke potencuar se ky progres, si dhe implementimi i Marrëveshjes së Prespës në përgjithësi, do të jetë një nxitje për gjithë rajonin, për kompromise thelbësore dhe të guximshme mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i potencuar edhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Në konferencën e ditës së sotme për reformat e anëtarësimit në vendet e Ballkanit Perëndimor (WBAR) në Tiranë, pritet të nënshkruhet deklarata e përbashkët ku, mes tjerash, do të riafirmohen angazhimet për avancimin e fqinjësisë së mirë, avancim i bashkëpunimit rajonal si dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku edhe do të pasojë fjala e Zëvendëskryetarit Osmani në panelin përkushtuar komunikimit të BE-së në opinion.

Në konferencën e ditës së sotme për reformat e anëtarësimit në vendet e Ballkanit Perëndimor (WBAR) në Tiranë, mbështetur nga presidenca austriake e Këshillit të BE-së e treta me radhë, e paraprirë nga e para e mbajtur në Shkup në vitin 2015 dhe e dyta e mbajtur në Podgoricë në vitin 2017.
Share!
Lajme
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.