BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: ARRITËM, QË MAQEDONIA NË MËNYRË TË PAKTHYESHME TË EC DREJT ANËTARËSIMIT TË PLOTË NË BASHKIMIN EVROPIAN DHE NGA KJO RRUGË KTHIM PRAPA NUK KA
15:52, Friday, September 28, 2018

Komisioneri për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore të Bashkimit Evropian, Johanes Han shoqëroi përfaqësuesit e Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian në ditën e dytë të takimit të punës për skriningun shpjegues për Maqedoninë dhe Shqipërinë për përgatitje të negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Menjëherë pas shqyrtimeve përmbyllëse, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Negociatori Kryesor dhe Shef i Delegacionit për Negociata me Bashkimin Evropian, Bujar Osmani dhe Eurokomisioneri Han mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.

Zëvendëskryeministri Osmani falënderoi Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë së BE-së, Federika Mogherini, Eurokomisionerin Han, si dhe administratën e Komisionit Evropian, para se gjithash DG NEAR kryesuar nga Kristijan Danielson dhe Genoveva de Ruiz Kalavera për këmbënguljen dhe përkushtimin që ti ndihmojnë Maqedonisë, ti tejkalojë sfidat drejt integrimit në BE.

Osmani potencoi se Së shpejti pret që gjuha maqedonase ti bashkëngjitet gjuhëve të tjera zyrtare të Unionit, si dje edhe sot Republika e Maqedonisë shkroi histori. Ai theksoi se delegacioni i madh qeveritar- i shtetit merr pjesë në takime pune me përfaqësues të Komisionit Evropian ku saktësisht dhe detajisht mbikëqyret Kapitulli 23- i Gjyqësorit dhe të drejtave fundamentale si pjesë përgatitore e fazës së fundit para fillimit të negociatave.

Vërtet ky është momenti të cilën e pritëm shumë kohë, për të cilën me kujdes jemi përgatitur, dhe për të cilën me kontribut u ndërtuan gjitha qeveritë e mëparshme, që i përfaqësojnë gjitha faktorët tjerë të rëndësishëm në vend. Më lejoni që sot, në ditën e dytë të procesit të skriningut të konstatoj- ia dolëm. Maqedonia në mënyrë të pakthyeshme lëvizë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe këtë herë kthim prapa nuk ka.

Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se Sukses i sotëm është realizim i ëndrrës historike i të gjithë Shqiptarëve të Maqedonisë.

Osmani theksoi se Republika e Maqedonisë, do ta mbajë impulsin reformues, zbatimin e marrëveshjeve bilaterale, dhe sigurimin e të gjitha kapaciteteve të larta për procesin e skriningut dhe negociatave. Përfundimisht, ai sugjeroi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian se Maqedonia do të mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe do të bëj përpjekje drejt krijimit të një Evrope të bashkuar, të sigurt dhe më stabile, Evropë që mbron.

Share!
Lajme
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
Zëvendëskryeministri Dimitriov në Bruksel në takim me Nënkryetarin e Komisionit Evropian, Schinas ​
Takim Dimitrov-Varhei
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.