BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Konferencë Përvojat në negociatat aderuese si duhet dhe si nuk duhet
14:44, Friday, September 21, 2018

Sot, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme në koordinim me Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Kabinetit të Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, u mbajt Konferenca Përvojat në negociatat aderuese si duhet dhe si nuk duhet ku fjalët e tyre hyrëse kishin Kalinka Gaber, Sekretare Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Genovena Ruiz Kalavera, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Negociata Aderuese dhe Politikë Fqinjësore, ndërkaq para të pranishmëve përvojat dhe praktikat e mira të tyre i shkëmbyen Bojan Mariçiq, negociatori kryesor teknik, Andrej Engelman, anëtar i mëparshëm i ekipit negociues i Republikës së Sllovenisë, Vladimir Ateljeviq, anëtar i ekipit negociues për Kapitujt 30 dhe 31 nga Republika e Serbisë dhe Dragana Markoviq, këshilltare e negociatorit kryesor të Malit të Zi.

Duke e pasur parasysh se Republika e Maqedonisë hyn në fazën e fundit të procesit të integrimit evropian, respektivisht fillon me përgatitjet për negociata aderuese, momenti i mbajtjes se Konferencës është shumë i përshtatshëm, duke pasur parasysh faktin se më parë i tërhoqëm konturet të strukturës negociuese, si dhe gjatë këtyre ditëve në mënyrë intensive po përgatitemi për skriningun shpjegues për Kapitullin 23 i cili do të mbahet javën e ardhme në Bruksel potencoi Sekretarja Shtetërore Gaber në fjalën e saj hyrëse para të pranishmëve.

Pas konkluzave të Këshillit të BE-së të qershorit, konfirmuar nga Këshilli Evropian me të cilat përcaktohet mundësia e qartë për fillimin e negociatave aderuese në qershor të vitit 2019, Republika e Maqedonisë hyn në fazën e ardhshme të marrëdhënieve tona me Bashkimin Evropian, dhe ajo është procesi i skriningut, që njëkohësisht paraqet pasojë e të gjitha ngjarjeve që ndodhën vitin e kaluar kur Qeveria tregoi rezultate konkrete në zbatimin e reformave dhe mbylljes së çështjeve si brenda ashtu edhe me fqinjët.

Në këtë kontekst, Qeveria do të mbetet e fokusuar në Reformat Urgjente Prioritare që janë përmbledhura në Planin18, duke treguar se ekziston vullneti politik dhe kapaciteti administrativ që ta mbajë momentumin reformues dhe ti bind vendet anëtare të BE-së posaçërisht ata që kanë rezerva të caktuara, se në qershor të vitit 2019 meritojmë datë për fillimin e negociatave aderuese.

Integrimi Evropian është qëllim strategjik i vendit që nga koha e pavarësisë së saj. Ai është qëllim i pakushtëzuar që është i mbështetur nga të gjitha partitë politike me të gjitha vepruesit tjerë shoqëror dhe që është më e rëndësishme nga qytetarët e Maqedonisë me një fjalë, anëtarësimi në BE është faktori më i fuqishëm koheziv dhe forca kryesore shtytëse e cila na unifikon sipas gjitha themeleve të një vendi multietnik dhe multireligjioz, me një vendndodhje specifike gjeografike, dhe në veçanti me një shprehje të veçantë politike theksoi Gaber.

Integrimi evropian nuk është një shkop magjik. Ata nuk janë panace e jona. Absolutisht jemi të vetëdijshëm se duhet te vazhdojmë të punojmë në gjendjen e demokracisë sonë dhe sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit si dhe për mirëqenien tonë ekonomike dhe sociale. Por, negociatat aderuese na japin kuptim dhe qëllim. Për këtë arsye na nevojiten sepse në këtë mënyrë reformat do të kanalizohen nëpër proces preciz dhe të definuar të targeteve, kontrollit dhe dërgesës. Negociatat do të jenë një lloj njohje për pjekurinë tonë si për arritjet e brendshme të agjendës reformuese, ashtu edhe më arritjet e rëndësishme të politikës sonë të jashtme, në veçanti në planin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Share!
Lajme
ZKQ Dimitrov në takim me Sekretaren Gjenerale të KBR,Bregu: Që bashkëpunimi rajonal të jetë i suksesshëm, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë bartësit e vendimeve dhe të përgjegjësive"
ZKQ Dimitrov: "Metodologjia e re për aderim mundëson një proces negociues më dinamik dhe thelbësor. Qëllimi ynë është që atë ta shfrytëzojmë plotësisht"
Zëvendës kryeministri i Qeverisë Dimitrov: "Në këtë kohë kyce në procesin e integrimit në BE, është e rëndësisë së jashtëzakonshme mbështetja nga partnerët tanë bilateral"
Dimitrov: Nga Greqia presim mbështetje dhe ndihmë në rrugën evropiane
ZKQRMV Dimitrov Është privilegj që Gjermaninë e kemi mik që do të na ndihmojë ta kalojmë linjën e suksesit të përbashkët
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.