BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: NDIHMA NORVEGJEZE DO TË JETË KONTRIBUT I RËNDËSISHËM PËR ZBATIMIN EFIKAS DHE NË KOHË TË REFORMAVE PRIORITARE
15:18, Thursday, July 26, 2018

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, nënshkruan Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim projektues bilateral.


Para fillimit të ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim, Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ambasadori Bjornstad, mbajtën takim ku diskutuan për bashkëpunim bilateral, mbështetjen projektuese të cilën Mbretëria e Norvegjisë ia siguron Republikës së Maqedonisë, si dhe për aspiratat euro- atlantike të vendit tonë.


Edhe pse Mbretëria e Holandës nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, është partneri ynë i rëndësishëm dhe mbështetës i procesit euro- integrues të Republikës së Maqedonisë nga vetë fillimi i procesit, dhe jam i kënaqur se në këtë bashkëpunimi ynë vazhdon të lëviz edhe në këto momente kyçe për Republikën e Maqedonisë- theksoi Osmani.

Në vazhdim të takimit Zëvendëskryeministri Osmani shtoi se Bashkëpunimi zhvillimor nuk paraqet vetëm instrument për avancimin dhe mbështetjen e synimeve zhvillimore të vendit dhe përcaktimeve tona strategjike, por edhe mundësi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve po ashtu edhe në aspektin ekonomik dhe politik.


Në kontekst të nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim Osmani potencoi se qëllimi kryesor do të jetë mbështetje për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, si dhe mbështetje e prioriteteve të Qeverisë përmes financimit të projekteve që kontribuojnë për proceset reformuese dhe zhvillimin e sektorëve në përputhje me standardet e BE-së dhe të NATO-s.


Me nënshkrimin e këtij Memorandumi për mirëkuptim, Republika e Maqedonisë për vitin 2018 do të fitojë qasje deri te mjetet zhvillimore norvegjeze në lartësi prej 3 milion eurosh, që paraqet rritje të dukshme në krahasim me vitet e kaluara, gjatë të cilave mjetet norvegjeze për Republikën e Maqedonisë ishin dukshëm më të ulëta përfundoi Osmani ku edhe potencoi se Sekretariati për Çështje Evropiane, si institucion kompetent nacional për koordinim me ndihmat e huaja do të jetë partneri kryesor në procesin e zbatimit të Memorandumit të nënshkruar.  

Share!
Lajme
OSMANI: MEDOEMOS VAZHDIMISHT TË PUNOJMË DHE TI MIRËMBAJMË MARRËDHËNIET STABILE NDËRETNIKE
BËHU PJESË E ARDHMËRISË SË PASTËR
Takim i Sekretarëve Shtetëror të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Gaber Panajotis
OSMANI: INTEGRIMI EVROPIAN HAP MUNDËSI TË REJA PËR ZHVILLIM TË BIZNESIT
Fjala e ZKQRMV Osmani dhe MPJ Dimitrov në Bundestagun gjerman
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2019 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.