BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
BANKA EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

Struktura institucionale dhe funksionimi

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (www.ebrd.com) u themelua në vitin 1991, me qëllim të financimit të projekteve strukturore në vendet ish-socialiste nga Evropa Qendrore dhe Lindore, duke i mbështetur ato në fazën e tranzicionit drejt ekonomisë së tregut. Banka është në pronësi të 60 shteteve dhe 2 institucioneve ndërqeveritare (Bashkësisë Evropiane dhe Bankës investuese Evropiane), me kapital të shënuar prej një shume më të madhe se 20 miliardë Euro. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nuk e shfrytëzon direkt këtë bazë të fortë kapitale për financim të projekteve, por huazon nga tregjet ndërkomëtare të kapitalit, duke u bazuar vazhdimisht në principet e shëndosha bankare.

Banka promovon financimin dhe investimet direkte nga jashtë, e mobilizon kapitalin vendas dhe mundëson ndihmë teknike; punon me banka, industri dhe biznese si dhe me ndërmarrje publike. Ajo, punon me 27 vende nga Evropa Qëndrore deri tek Azia Qëndrore, në të cilat respektohen principet demokratike.

Strukturën udhëheqëse të Bankës e udhëheq Bordi i guventarorëve (të cilit i janë ndarë të gjitha kompetencat), Bordi i drejtorëve (përgjegjës për punën dhe politikën e përgjithshme), dhe kryetari (përfaqësuesi ligjor i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i zgjedhur nga ana e Bordit të guvernatorëve, i cili udhëheq me punën e Bankës sipas udhëzimeve nga Bordi i drejtorëve).

Pjesmarrja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në zgjidhjen e sfidave komplekse të tranzicionit bazohet në strategji, politikë dhe procedurë. Dallimi midis vendeve të rajonit në të cilat funsionon Banka është i madh, por ajo i rregullon produktet e saja dhe i drejton punën e sektorëve të saj drejt plotësimit të nevojave konkrete të tregut për çdo vend. Zhvillohen dhe ndiqen strategji veçmas për 27 vendet ku ajo punon. Gjithashtu, Banka ka edhe politikat e saja sektoriale, në të cilat vendoset zyrtarisht strategjia për sektorët në vijim: bujqësi; energjetikë; infrastukturë komunale dhe ajo e mjedisit jetësor; resurset natyrore; pronësisë; transportit; telekomunikacionit; informatikës dhe publikimeve.
Financimi i projekteve është veprimtari thelbësore e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Banka siguron financim me kredi dhe kapital aksionar, garanci, leasing, mbështejtje të tregut dhe gjithashtu, e financon zhvillimin professional përmes programeve për mbështetje. Vendimet konkrete krijohen sipas nevojave të klientit dhe projektit, si dhe në bazë të gjendjes specifike të vendit, rajonit dhe sektorit. Deri më tash, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ndarë më shumë se 22.7 miliardë Euro për projekte në sektorët privat dhe ato shtetëror.

Projetet e mëdha të Bankës varojnë nga 5 milion Euro deri më 250 milion Euro (më shumë se 20 miliardë Euro janë siguruar për më shumë se 800 projekte të mëdha). Këto projekte duhet t’i plotësojnë kushtet primare, siç janë: të jenë fitimprurëse dhe të rëndësishme për ekonominë lokale, ti kënaqin standartet për mbrojtje të mjedisit jetësor, të kenë financim shtesë nga donatorë dhe nga bashkë-financierë tjerë.

Projektet e vogla, thuajse çdoherë janë të financuara përmes ndërmjetësve financiarë, siç janë bankat komerciale, bankat për biznese të vogla, fondet kapitale dhe institucionet që punojnë me leasing; të cilat në këtë mënyrë u mundësojnë sipërmarrësve dhe ndërmarrjeve të vogla me qasje më të madhe deri tek mjetet financiare.

Programi për lehtësim të tregtisë mundëson lehtësime kreditore në formë të garancioneve nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhënë për përfitim të bankave komerciale ndërkombëtare. Banka, poashtu, mundëson financim direkt të bankave në rajon me qëllim të ardhshëm për huamarrje të ndërmarrjeve lokale për aktivitete tregtare.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është aktive në programet vijuese për mbështetje zhvillimore të biznesit:
• Program për menaxhimin e ndryshimeve organizative – TAM (shkëmbimin e menaxhimit „know-how“ dhe i zhvillojnë aftësitë për biznes);
• Program për biznesin e shërbimeve këshillore – BAC (zhvillohet kapaciteti profesional për konsultantët lokal të cilët do t’ju ndihmojnë MSP këshilltarëve ekspert rreth performancës në biznes);
• Instituti i përbashkët i Vienës (zbaton seminari për udhëheqës të ndërrmarjeve, sipërmarrës dhe nënpunës shtetëror).

Në të gjitha këto aktivitete Banka vepron në pajtueshmëri më politikat e saja korporative, procedurat dhe strategjitë, siç janë: politika për informacione publike, politika për mjedis jetësor, mekanizmi i pavarur për resurse, etj.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Republikën e Maqedonisë


Për informata më të hollsishme rreth projekteve të realizuara dhe atyre në tek, vizitoni linkun në vazhdim: www.sep.gov.mk/cdad

Personat për kontakt pranë SÇE-së:

Sofce Zafirovska
Udhëheqëse e njësisë për bashkëpunim dhe ndihmë bilaterale dhe multilaterale
e-mail: sofce.zafirovska@sep.gov.mk
Tel: (02) 3200 243
Јovan Despotovski
e-mail: jovan.despotovski@sep.gov.mk
Tel: (02) 3200 138

Share!
Ndihmë tjetër e huaj
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.