BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
Mbledhja e 15-të e Komitetit për Stabilizim dhe Asociim, Shkup, 19-20 qershor 2018
16:51, Wednesday, June 20, 2018
Mbledhja e 15të e Komitetit për Stabilizim dhe Asociim u mbajt me 19 dhe 20 qershor 2018 ne Shkup. Takimin e udhëhoqën z-nja Kalinka Gaber, Sekretare Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe z. Dejvid Kalen, Udhëheqës i njësisë në Drejtorinë e Përgjithashme për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian.

Komisioni Evropian përsëriti mesazhet e përfaqësuesit të Lartë/ Zëvendëskryetares Mogerini dhe Han, duke iu uruar Kryeministrave Cirpas dhe Zaev për vendosmërinë dhe udhëheqjen e tyre në arritjen e marrëveshjes historike të çështjes së emrit mes dy vendeve, çka kontribuon drejt transformimit të gjithë rajonit.

KSA shqyrtoi në përgjithësi gjendjen lidhur me kriteret politike dhe ekonomike, harmonizimin e legjislacionit të BE-së (acquis), si dhe zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim.

Organet nacionale siguruan shqyrtim të progresit të reformave dhe përpjekjeve për mbajtjen dhe thellimin e dinamikës reformuese, në veçanti në fushat e rëndësishme, si që janë gjyqësori, përcaktimi i përgjegjësive të përgjimit, reforma në shërbimet e inteligjencës, reforma në administratën publike, luftës kundër korrupsionit, respektimi i të drejtave fundamentale, reformat zgjedhore dhe liria e medias.

Autoritetet konfirmuan angazhimin e tyre që ti bëjnë të gjitha përpjekjet e duhura  për të siguruar gjithëpërfshirje dhe transparencë të procesit, së bashku me gjithë aktorët tjerë në shoqëri. Autoritetet Nacionale theksuan se Plani 3-6-9 ishte i suksesshëm për përcaktimin e trajektores për progres afatgjatë dhe të qëndrueshëm përmes miratimit të strategjive dhe legjislacionit të nevojshëm. Ata informuan se Qeveria përgatit Planin 18 që ti adresojë prioritetet dhe rekomandimet kyçe të Raportit të KE-së të vitit 2018. Rishikimi i programit Nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian si një platformë gjithëpërfshirëse për agjendën reformuese të BE-së dhe përgatitjen e negociatave aderuese, që do të sigurojë thellim plotësues të dinamikës së reformave.

Komisioni Evropian konfirmoi rekomandimin e 17 prillit për çeljen negociatave për anëtarësim, duke pasur parasysh progresin që arriti vendi, dhe për të cilin Këshilli do të diskutojë në fund të korrikut.

Komisioni Evropian inkurajon të gjitha palët që ta mbajnë dialogun konstruktiv dhe të vazhdojnë ta thellojnë dinamikën reformuese, në veçanti në fushat kyçe si ata të theksuara më lartë.

Komisioni Evropian theksoi rëndësinë për arritjen e progresit në harmonizimin me legjislacionin e BE-së, në veçanti lidhur me tregun e brendshëm, si dhe për nevojën e plotësimit të detyrimeve të tjera ndërkombëtare, për shembull, në pjesën e ndërlidhjes së energjetikës dhe transportit.  
Share!
Lajme
OSMANI: NA NEVOJITET QEVERI STABILE DHE FUNKSIONALE ME PERSPEKTIVË EVROPIANE
Donacion nga sektori i biznesit në drejtim të luftës kundër pandemisë arriti në vend
OSMANI: EDHE MË TEJ PRESIM MBËSHTETJE TË FUQISHME NGA SLLOVENIA PËR INTEGRIMET EVROPIANE
Osmani në shënimin e 21 vjetorit të çlirimit të Republikë së Kosovës
Donacioni nga Republika e Estonisë si mbështetje për ballafaqim me pandeminë të shkaktuar nga COVID-19 arriti në vend.
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.