BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: INTEGRIMI PËRMES RESPEKTIMIT TË DIVERSITETIT ËSHTË BAZË PËR PAQE DHE PROSPERITET TË QËNDRUESHËM TË EVROPËS NË PËRGJITHËSI
11:53, Wednesday, April 25, 2018
Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mori pjesë në forumin politik Dekada e ardhshme, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian i cili u mbajt në Prishtinë nën organizimin e Institutit Demokraci për Zhvillim, Qendra Kosovare për studime të sigurisë dhe think tank Grupi hulumtues Ballanik.

Në kuadër të forumit Zëvendëskryeministri Osmani kishte fjalën e tij në panelin Strategjia e Zgjerimit të BE-së dhe Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor ku së bashku me kolegët nga Kosova dhe rajoni prezantuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit rajonal si dhe përfitimet nga të njëjtat për vendet tona.

Bashkimi Evropian mbetet (i vetmi) partneri natyral i vendeve të Ballkanit Perëndimor potencoi Osmani në fillim të fjalës së tij para të pranishmëve në forum dhe shtoi se BE-ja me stabilitetin e tij politik dhe fuqinë ekonomike, arriti të ngrihet në ekonominë më të madhe në botë dhe u zhvillua në destinacionin më atraktiv për biznes, tregti, studim dhe jetesë, që jo rastësisht kontribuoi jo vetëm në gjitha vendet Evropës-Lindore dhe Jug-lindore, si edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që fuqishëm të orientohen drejt saj.

Nëse mendojmë prejardhjen tonë historike, ku jemi - në terma gjeografikë dhe ku duam të jemi në të ardhmen, ne nuk duhet të shkojmë askund, ne tashmë jemi aty ku edhe duam të jemi, ne jemi në Evropë! theksoi Osmani, duke shtuar se për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, gjithsesi janë të nevojshme ndryshime esenciale tek vendet e Ballkanit Perëndimor. Në vazhdim Zëvendëskryeministri Osmani shtoi se Ballkani Perëndimor është rajon me histori të gjatë, me kulturë të gjerë dhe diversitete fetare edhe në kushtet kur pas konflikteve prej disa dekadash rajoni po bëhet serish i qëndrueshëm, detyra e gjithëve është që të ruhet dhe të mbahet ky stabilitet respektivisht integrimi përmes respektimit të diversitetit është bazë për paqe të qëndrueshme dhe prosperitet të Evropës në përgjithësi.

Lidhur me Samitin për Ballkanin Perëndimor i cili do të mbahet muajin e ardhshëm në Sofje Zëvendëskryeministri Osmani shprehu shpresën se Samiti do të sjell impuls pozitiv në raport mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të përforcojë infrastrukturën dhe lidhshmërinë digjitale përmes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, do ta konfirmojë përkushtimin e BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht do ta konfirmojë përkatësinë e rajonit në familjen evropiane dhe do të mundësojë menaxhimin e përbashkët me sfidat nga sfera e sigurisë migracionit si dhe me sfidat e natyrës gjeopolitike.

Vazhdimi i procesit të zgjerimit të BE-së, gjegjësisht kyçja e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së do të kontribuojë për një Evropë më të fuqishme, më të sigurt në përgjithësi e cila do të bazohet në vlerat e përbashkëta demokraci, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore përfundoi Osmani.
Share!
Lajme
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
Zëvendëskryeministri Dimitriov në Bruksel në takim me Nënkryetarin e Komisionit Evropian, Schinas ​
Takim Dimitrov-Varhei
Dimitrovi në Bruksel: Maqedonia e Veriut fuqishëm e vendosur të bëhet një demokraci e prosperuar evropiane në të cilën do të sundoj e drejta
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.