BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: MAQEDONIA DO TI IMPLEMENTOJË GJITHA REKOMANDIMET E KËSHILLIT TË EVROPËS
15:30, Wednesday, January 31, 2018

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Nils Muzhnieks, Komisioner për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës.

Zëvendëskryeministri në fillim të takimit potencoi se kjo Qeveri është fokusuar në implementimin e reformave të duhura për anëtarësim në BE dhe arritjen e rezultateve konkrete në të gjitha sferat, duke e përfshirë edhe sferën e respektimit të drejtave të njeriut, që është pjesë përbërëse e sundimit të ligjit, si dhe janë të rëndësishme për progres në aderim në BE. Në këtë drejtim ai gjithashtu shtoi se Qeveria me përkushtim punon edhe në implementimin e gjitha rekomandimeve të parapara në dokumente të ndryshme të Këshillit të Evropës.

Nga vetë fillimi kjo Qeveri punon në dy trajektore paralel: implementimi i reformave të Planit 3-6-9, si dhe në mbylljen e çështjeve të hapura politike, si që është ndërtimi i marrëdhënieve të mira me fqinjët, si dhe në përgjithësi zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit deklaroi Osmani. Në këtë kontekst Osmani shprehu shpresë  së do të tejkalohen gjitha pengesat politike në Kuvend, edhe Ligji për shfrytëzimin e gjuhëve, si një ndër ligjet kyçe që rregullon të drejtat themelore të njeriut të një bashkësie të madhe etnike, shqiptare do të miratohet.

Zëvendëskryeministri Osmani gjatë takimit me Komisionerin Muzhnieks shtoi se si pjesë e Planit 3-6- 9+ po zbatohen masa për përmbushjen e rekomandimeve të Komitetit kundër Torturës të Këshillit të Evropës, si dhe masa për përmirësimin e kushteve dhe kapaciteteve të burgjeve, zbatimin e sanksioneve alternative dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe sigurisë. Osmani theksoi se pret që këto masa ti në mënyrë të konsiderueshme ti përmirësojnë kushtet e punës të këtyre institucioneve, si dhe në mënyrë të konsiderueshme të kontribuojnë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Osmani në kuadër të bisedës e informoi Komisionerin Muzhnieks se Maqedonia ka filluar negociatat me KE-në për marrëveshjen e statusit për bashkëpunim me FRONTEX, me qëllim të finalizimit të tij sa më shpejt të jetë e mundur si dhe ka nënshkruar Memorandum për bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Punëve dhe Politikes Sociale me qëllim që të përforcohet  parandalimi i trafikimit të njerëzve.
Share!
Lajme
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.