BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: KOHA ËSHTË PËR PAJTIMIN E POPUJVE TË BALLKANIT
13:39, Wednesday, January 24, 2018

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar osmani, në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Serbisë realizoi takim me Ministren për Integrime Evropiane të Republikës së Serbisë, Jadranka Joksimoviq.

Në takim u diskutua progresi i marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe sfidat me të cilat dy vendet ballafaqohen në afrimin drejt bashkimit Evropian. “Është e rëndësishme, dhe mund të thuhet periudhë historike nga aspekti i integrimeve evropiane të të dy vendeve. Për më pak se dy javë në Bruksel do të del Strategjia e zgjerimit të Komisionit Evropian, ku edhe shpresojmë për sinjalet e para në drejtim të optimizmit evropian nga ana e Brukselit për procesin e zgjerimit. Muajt e ardhshëm presim edhe Raportin për progresin e vendeve nga ana e Komisionit Evropian, pas së cilës , në maj pason Samiti i zgjerimit të Bashkimit Evropian në Sofje”- theksoi Osmani.

Në takim potencua momentum i ri në të cilën ndodhen vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila u vlerësua si shans historik për pajtimin e popujve të Ballkanit dhe mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura por në interes të përgjithshëm integrues të Ballkanit në rrjedhat civilizuese të Europës.

“Si përfaqësues të zgjedhur nga qytetarët ta udhëheqim këtë proces, kemi detyrim të mos e lëshojmë këtë mundësi, përkundër, në çdo mënyrë të mundshme ta shfrytëzojmë këtë shans, dhe të tregojmë se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë vende evropiane; se dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mund të jenë pjesë e zgjidhjes, dhe jo pjesë e problemit; dhe se ky përcaktim nuk është vetëm deklarativ por thelbësor”- theksoi Osmani në takim.

Përveç takimit me Ministren Joksimoviq, në kuadër të vizitës në Beograd Zëvendëskryeministri Osmani realizoi takime edhe me Kryetarin e Bordit për Çështje Evropiane në Kuvend, Nenad Çanak si dhe me koordinatoren e Konventës Nacionale për BE-në të Republikës së Serbisë, Natasha Dragojloviq.

Vizita në Beograd është pjesë e turneut Ballkanik të cilin Zëvendëskryeministri Osmani e filloi me vizitat e tij në Athinë dhe Tiranë në fillim të këtij muaji, ndërkaq pas vizitës së tij në Beograd do të pasojë edhe një vizitë në Sofje.
Share!
Lajme
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.