BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: MAQEDONIA DHE KOSOVA NDAJNË ORIENTIM TË NJËJTË EURO- ATLANTIK
12:38, Thursday, January 18, 2018

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ishte nikoqir i Komitetit të parë të Përbashkët për Integrime Evropiane ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Nga ana e Republikës së Kosovës të pranishëm ishin përfaqësues nga Ministria për Integrime Evropiane të Kosovës udhëhequr nga Ministria për Integrime Evropiane, z-nja Dhurata Hoxha, ndërkaq nga Republika e Maqedonisë përveç Zëvendëskryeministrit Osmani të pranishëm ishin përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Ministrisë për Punë të Jashtme.

Takimi u mbajt në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim për çështje nga sferat e integrimit evropian, firmosur mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ministrisë për Integrime Evropiane të Republikës së Kosovës.

Para fillimit të takimit në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, u mbajt konferencë për shtyp ku u drejtuan dy Ministrat për Çështje Evropiane. Zëvendëskryeministri Osmani shprehu kënaqësi nga mbajtja e takimit të parë të Komitetit të Përbashkët për Integrime Evropiane mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, të cilën si trup punues ndërshtetëror, do ta luajë rolin kryesor për shkëmbimin e njohurive të marra, si dhe shkëmbim e ideve dhe propozimeve në drejtim të aspiratave euro- atlantike të të dy vendeve.

Përreth përfitimeve nga shkëmbimi i përvojave të ndërsjella, në takim u hapën edhe tema për aktivitetet e deritanishme në kuadër të bashkëpunimit rajonal, në veçanti në kontekst të bashkëpunimit rajonal në kuadër të fondeve të BE-së si dhe për projektet e përbashkëta në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Përreth marrëdhënieve të afërta dypalëshe, Maqedonia dhe Kosova kanë orientim të njëjtë euro-atlantike, nga e cila dalin sfida të përbashkëta rajonale por edhe evropiane. Dy vendet janë vende të vogla, pa dalje në det, progresi i të cilëve varet nga suksesi i bashkëpunimit rajonal, por edhe integrim në sistemet e mëdha si që janë Bashkimi Evropian dhe NATO” – theksoi Osmani.

Share!
Lajme
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.