BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: NEVOJITET AVANCIMI I BASHKËPUNIMIT EKONOMIK DHE SHKËMBIM MES DY VENDEVE
15:40, Wednesday, January 17, 2018

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Republikën e Shqipërisë realizoi takime me Kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike të R. së Shqipërisë, Lulzim Basha.

Në takime u hapën tema për marrëdhënie bilaterale mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin rajonal, në veçanti në kuadër të Procesit të Berlinit. U konstatua se Maqedonia dhe Shqipëria nuk kanë çështje të hapura, që paraqet mundësi të shkëlqyer për thellimin e marrëdhënieve dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik, që nuk përkon me afërsinë e dy vendeve. Pas seancës së përbashkët Qeveritare pres që dy vendet ti përforcojnë marrëdhëniet e ndërsjella dhe të krijojnë kushte për shkëmbim më të madh dhe bashkëpunim ekonomik theksoi Osmani. Ai shtoi se në Republikën e Maqedonisë zbatohen projekte të shumta infrastrukturore, në veçanti të ashtuquajturës korridori i tetë, me finalizimin e së cilës do të mundësohet përmirësimi i dukshëm i komunikimit dhe shkëmbimit mes dy vendeve.

Në takime u hapën edhe çështjet për sfidat evropiane dhe rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku edhe u konfirmua se ekziston progres në komunikim mes gjitha vendeve dhe se nuk ekziston alternativë të perspektivës euro-atlantike të të gjithë rajonit.. Kemi shans historik të ju mundësojmë popujve të Ballkanit integrim të vërtetë dhe përfshirjen e tyre në rrjedhat bashkëkohore civilizuese të Evropës të cilën nuk guxojmë ta lëshojmë theksoi Osmani.

Më herët Osmani realizoi takim edhe me Ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ku shkëmbyen mendime rreth integrimit evropian të dy vendeve, si dhe mbështetje nga ana e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Vizita në Tiranë është pjesë e turneut Ballkanik të cilin Zëvendëskryeministri Osmani e filloi me vizitën e tij në Athinë në fillim të këtij muaji dhe i cili pritet të vazhdojë me vizitë në Beograd, ndërkaq pas saj edhe në Sofje.
Share!
Lajme
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.