BALLINA | KONTAKT | МК | SQ | EN |
IPA 2007 - 2013
Komponenti IV – Zhvillimi i resurseve njerëzore

Komponenti 4 për zhvillimin e resurseve njerëzore ka për qëllim t"i përkrahë vendet kandidate në zhvillimin e politikave, si dhe në pregatitjen për realizim dhe udhëheqje të politikës kohezive të Bashkësisë, sidomos në drejtim të pregatitjes së tyre për Fondin social Evropian (FSE). Komponenta 4 është në përputhje me Strategjinë evropiane për punësim dhe Strategjinë e reviduar të Lisbonës, dhe i merr parasyshë qëllimet e bashkësisë në fushën e punësimit, inkluzionit social, arsimimit, trajnimit dhe barazisë së gjinive.

Prioritetet nga Komponenti 4 për zhvillim të resurseve njerëzore janë në përputhje me Rregulativën e FSE për 2007-2013:

Ngritja e adaptueshmërisë së punëtorëve dhe ndërmarrjeve, në kontekst të mësimit të përjetshëm, nxitja e ndërmarrësisë dhe shërbimet për përkrahje në kontekst të ristrukturimit.
Rritja e qasjes në punësim, pengimi dhe ulja e papunësisë, në kontekst të moderrnizimit të institucioneve të tregut të punës, realizim të politikave aktive dhe preventive të pjesëmëarrjes më të madhe të grave,
Përforcimi i kyçjes sociale të njerëzve nga grupet e rrezikuara dhe luftim i çdo forme të diskriminimit në tregun e punës,
Nxitja e partneritetit dhe krijimi i rrjeteve në fushën e punësimit dhe kyçjes sociale,
Zgjerimi dhe përmirësimi i investimit në kapitalin njerëzor, në kontekst të nxitjes së reformave në sistemin arsimor dhe sistemin e trajnimeve,
Përforcimi i kapaciteteve institucionale dhe ngritja e efikasitet të administratës publike dhe shërbimeve publike, partnerëve social dhe organizatave relevante joqeveritare në punësim dhe sferat sociale.

Prioritete në suaza të përputhshmërisë me Strategjinë e Lisbonës: Përshpejtimi i zhvillimit ekonomik, inkurajimi i inovacioneve dhe krijimi i më shumë vendeve më të mira të punës.

Komponenti 4, fokusohet në tre fusha prioritare: punësim, arsimim , trajnim dhe kyçje sociale


Qëllimi i saj është që sa më shumë persona të punësohen dhe të stabilizohen në punë, të moderrnizohet sistemi i ndihmës sociale, të rriten investimet në kapitalin njerëzor, që të realizohet rritje ekonomike më e madhe, krijimi i vendeve më të mira të punës dhe rritja e konkurencës nacionale në nivel ndërkombëtar.

Shtyllat prioritare dhe masat në funksionim janë si vijon:

Shtylla pioritare 1: Punësimi: tërheqja dhe mbajtja në marrëdhënie stabile të punes të sa më shumë personave, bazuar në masat vijuese:

Masa 1.1. Zhvillim i mëtutjeshëm i Agjensionit për punësim dhe përmirësim të kushteve për punësim;

Masa 1.2. Përkrahje e realizimit të Strategjisë për punësim dhe Planit aksionar nacional për punësim;

Masa 1.3. Integrimi i të rinjve të papunësuar, grave dhe personave më gjatë të papunësuar në tregun e punës;

Masa 1.4. Zvogëlimi i ekonomisë sëashtuquajtur e përhimtë / zezë nëpërmjet gjetjes së formave të legalizimit të saj;

Shtylla prioritare 2: Arsimimi dhe trajnimi drejtë investimeve në kapitalin njerëzor nëpërmjet arsimimit më të mirë dhe përfitimi i shkathtësive dhe mjeshtërive punuese, nëpërmjet:
Masa 2.1. Modernizimi i sistemeve arsimore dhe sistemeve të trajnimit;
Masa 2.2. Lehtësimi dhe dhënia e mundësisë për qasje më të lehtë në arsimim kualitativ për bashkësitë/grupet etnike;
Masa 2.3. Zhvillimi dhe ngritja e nivelit arsimor për të rritur, nëpërmjet të mësimit të përjetshëm.

Shtylla prioritare 3: Kyçja sociale / promovimi i tregut të punës, i hapur për të gjithë njëlloj, nëpërmjet:

Masa 3.1. Përkrahje e procesit të kyçjes sociale për grupet e rrezikuara të popullatës në zonat e izoluara;
Masa 3.2. Integrimi i bashkësive joshumicë;
Masa 3.3. Përforcimi i subjekteve relevante

Shtylla prioritare 4: Ndihmë teknike drejtë realizimit më efikas të aktiviteteve dhe qëllimeve të parashikuara, monitorim më efikas, evalvim / vlerësim administrim transparent i projekteve dhe informueshmëri konstante lidhur me to. Mjetet që do të shfrytëzohen për ndihmë teknike të të gjitha institucioneve në këtë proces, tanimë janë të planifikuara. Gjithashtu, kjo ndihmë ka për qëllim trajnimin dhe pregatitjen e institucioneve nacionale që në mënyrë sa më efikase që t’i shfrytëzojnë mjetet në diskonim, nëpërmjet Fondit social evropian.

Programe Operative


Marrëveshje financiare

 

Share!
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Sektorë
Njësi projektuese
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2017 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.