BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
Brifing i Bujar Osmanit në Sekretariatin për Çështje Evropiane në temë Plani 3-6-9+ OSMANI: KEMI NEVOJË PËR NJË KONSENSUS TË GJERË SHOQËROR PËR REFORMAT E PLANIT 3-6-9
12:36, Friday, November 24, 2017

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, realizoi brifing me gazetarët në të cilin  u prezantua përmbajtja e Planit 369+, dinamika e paraparë për implementimi e tij, si dhe rëndësia e Planit për Republikën e Maqedonisë në kontekst të proceseve të përgjithshme të integrimeve evropiane dhe euroatlantike. 

Në fillim, Zëvendëskryeministri Osmani shprehi kënaqësi nga implementimi i pjesës së parë të Planit, pjesës tre, për çka, siç theksoi Osmani, ekziston përmbushje e kënaqshme prej mbi 80% të masave dhe aktiviteteve të parapara. Planin 3-6-9 e kurorëzuam me mbajtjen e zgjedhjeve të lira, fer dhe kredibile, gjë që ishte një prej qëllimeve kryesore të Planit theksoi Osmani, duke shtuar se konfirmim i kësaj janë raportet e të gjitha institucioneve relevante të cilat e kanë monitoruar procesin zgjedhor, mes të cilave gjithsesi  edhe raporti i OSBE/ODIHR. 

Pas përfundimit të zgjedhjeve, Qeveria sërish në mënyrë agresive ju rikthye agjendës së reformave, dhe pjesët gjashtë dhe nëntë të Planit 3-6-9 tani më janë të vendosura në agjendë për zbatim potencoi Osmani. Ai shtoi se Plani 3-6-9+ paraqet një tërësi unike, në të cilën përfshihen të gjitha obligimet për reforma në Republikën e Maqedonisë, e të cilat burojnë nga vërejtjet, rekomandimet dhe sugjerimet nga ana e Komisionit Evropian, Komisionit të Venedikut, GREKO dh të gjitha institucionet tjera relevante ndërkombëtare të cilat bëjnë vlerësim të gjendjes në Republikën e Maqedonisë. Pas implementimit të pjesëve gjashtë dhe nëntë, nuk pres të kemi pjesë të re 12, por vendim për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ftesë për anëtarësim në NATO, theksoi Osmani.

Osmani i potencoi edhe reformat në fushat prioritare, për të cilat Qeveria mori obligim për ti implementuar deri në shkurt të vitit 2018, para daljes së Strategjisë për zgjerim të Komisionit Evropian, të cilën e paralajmëroi Kryetari i Komisionit, Zhan Kllod Junker. Këto janë reformat e shërbimeve të sigurisë, reformat në gjyqësor si dhe reformat e administratës publike. Detyrimisht duhet të sigurojmë kornizë të drejtë, ligjore dhe organizative, përmes së cilës do ta parandalojmë mundësinë e keqpërdorimit të shërbimeve, ta përforcojmë pavarësinë dhe efikasitetin e gjyqësorit, por edhe të çlirojmë administratën publike nga ndikimet politike, si dhe të vendosim sistem për profesionalizimin e saj, deklaroi Osmani. Ai i potencoi edhe reformat prioritare në të gjitha fushat në të cilat tani më po punohet siç është miratimi i strategjisë për reforma të Gjyqësorit, heqjen e Këshillit për përcaktimin e fakteve dhe përgjegjësive të gjyqtarëve, përforcimin e rolit mbikëqyrës të Komisioneve Parlamentare ndaj shërbimeve të sigurisë etj.

Osmani potencoi se vijon një periudhë shumë aktive në implementimin e këtyre reformave, për të cilat, ai kërkoi përfshirje të të gjithë aktorëve shoqëror aktiv,sektorit të shoqërisë civile, ekspertëve të fushave përkatëse, e posaçërisht opozitës, duke potencuar kontekstin në të cilin gjenden integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Viti 2018 paraqet mundësi historike për Republikën e Maqedonisë për mbylljen e çështjes për BE dhe NATO. Këtë mundësi nuk guxojmë dhe nuk duhet ta humbasim, sepse kjo do të do të jetë gabim historik theksoi Osmani. Ai shtoi më tutje se kyçe janë 6 javët e ardhshme të cilat do ta determinojnë fatin e gjashtë muajve të ardhshëm që paraqesin shansin historik për integrimet euroatlantike 

 

Share!
Lajme
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadoren kroate Tiganj
Takim i ZKQ Dimitrov me ambasadorin austriak Vucas
Zëvendëskryeministri Dimitrov në vizitë pune në presidencën gjermane të BE-së
Takimi i ZKQ Dimitrov me ambasadorin holandez Dirk Jan Kop
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimtrov sot realizoi një takim me euroambasadorin e sapo emëruar në vend, Dejvid Gir
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Konkurse
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Skrining
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2020 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.