BALLINA | KONTAKT | | SQ | EN |
Lajme
OSMANI: VITI 2018 ËSHTË VIT HISTORIK PËR INTEGRIMET TONA EUROATLANTIKE DHE PREJ KROACISË PRESIM MBËSHTETJE TË PLOTË PËR KËTO AMBICIE TONAT
13:50, Monday, November 06, 2017

Zëvendës Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij të parë oficiale në Republikën e Kroacisë, realizoi takim me kolegen e tij Marija Pejçinoviq-Buriq, Zëvendës Kryetare e Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Ministre për punë të jashtme dhe çështje evropiane. Në takim u hapën temat e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, procesi i zgjerimit dhe perspektiva evropiane e rajonit, si dhe mbështetja kroate për integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO.

Bashkëbiseduesit potencuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, si bazë për realizimin e një bashkëpunimi edhe më të thellë, këmbim, si dhe mbështetje e ndërsjellë ndaj ambicieve politike. Zëvendëskryeministri Osmani, iu referua perspektivave evropiane të rajonit në kontekst të procesit eurointegrues të Maqedonisë. Ai theksoi energjinë e re politike në drejtim të optimizmit evropian, i cili u krijua me formimin e Qeverisë së re në Maqedoni, e të cilën qytetarët e konfirmuan edhe në zgjedhjet e fundit lokale, duke treguar favorizim të fuqishëm ndaj partive dhe koalicioneve evropiane. "Ky moment i ri", theksoi Osmani "siguroi nxitje për Qeverinë për implementimin e reformave të planifikuara, dhe adresim të guximshëm të çështjeve të hapura politike. Presim, që kontribut i ynë të rezultojë edhe me hapa konkret nga ana e Bashkimit Evropian dhe NATO, në drejtim të vizibilitetit të perspektivave tona evropiane dhe euroatlantike. Viti 2018 paraqet vit historik për Republikën e Maqedonisë kur bëhet fjalë për integrimet tona, dhe për këto ambicie tonat, presim mbështetje nga ana e Kroacisë" theksoi Osmani në takim.

Në agjendën e Zëvendëskryeministrit Osmani gjatë vizitës së tij në Kroaci janë edhe takimet me Nënkryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Zheljko Rajner, me Kryetarët e Komisionit për çështje evropiane, dhe Komisionit për politikë të jashtme pranë Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Domagoj Ivan Millosheviq dhe Miro Kovaç, ku do të diskutohet rreth bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të proceseve evropiane, si dhe perspektivat evropiane të tërë rajonit.

Në margjinat e vizitës, Zëvendëskryeministri Osmani do të ketë edhe fjalën e tij para përfaqësuesve diplomatik në Kroaci, në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Zagreb, me temë: Faqe e re për Maqedoninë: 2018 - viti i perspektivës kredibile për zgjerim".

Share!
Lajme
OSMANI: AGJENDA EVROPIANE KRIJON KUSHTE MË TË MIRA PËR BUJQËSORËT NOVATORËT DHE NË PËRGJITHËSI PËR BIZNESIN
OSMANI: NUK KA ZGJIDHJE MAGJIKE AD-HOK PËR NDOTJEN E AJRIT, PËRKUNDRAZI, VETËM ME AKTIVITETE AFATGJATE DHE TË QËNDRUESHME MUND TË SIGUROHEN REZULTATE
WBIF Maqedonisë i aprovoi tre projekte investuese në vlerë të përgjithshme nga 24 milion euro
OSMANI: VIKTIMA HEBRENJE ROJTAR I PËRJETSHËM I HUMANITETIT, LIRISË DHE SOLIDARITETIT
OSMANI: QEVERIA DEFINOI PRIORITETET INVESTUESE REALIZIMI I TË CILËVE DO TË INTENSIFIKOHET NË PERIUDHËN E ARDHSHME
   
Procesi i përkthimit
Përgjithshëm
Dokumente më të rëndësishme
Baza të dhënash
Trajnime
Qendra për Trajnim e SÇE
Bursa
Bashkëpunime
Komunikimi me publikun
Sondazhet per opinionin publik IRI
Kampanja
Sondazhet per opinionin publik
LISTA E INFORMACIONIT ME KARAKTER PUBLIK
Konkurse për punësime
Dokumente
Baza e të dhënave
Qasje e lirë tek informatat
Regjistri i dokumenteve
Regjistrimi i projekteve
E-furnizime
Lajme

Rreth nesh
Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane
Sekretar Shtetëror
Këshilltarë Shtetëror
Organizimi
Sistemi për udhëheqje me procesin e aderimit në BE
Njësi projektuese
Sektorë
Negociatat
Kronologji
Procesi i aderimit drejt BE-së
Negociatat
NPAA
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim (MSA)
Kampanja
EU / IPA Proekte të suksesshme
EU talks
EU in Macedonia
EU stars
Together for EU
Youth for EU
Projektet
Ndihma e para aderimit
IPA 2007 - 2013
IPA 2014 - 2020
IPA projektet
Ndihmë tjetër e huaj
Programe të Unionit
Programi ORIO
Twinning
2018 © Sekretariati për çështje evropiane
All rights reserved.